E veshur me fustan nusërie, Aida Doçi paralajmëron këngën e re
Këngëtarja e njohur, Aida Doçi po punon për një projekt të ri muzikor.
Kështu ka njoftuar vet ajo në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj të Instagramit.
Autorja e “Ti je aktor” publikoi disa foto në të cilat mori vëmendje teksa u shfaq e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.
Foto: Aida Doçi/Instagram
Në fotosesionin për këngën e re, këngëtarja shfaqet si nuse, ndërsa zbuloi se po përgatit një bashkëpunim.
“Së shpejti, FT?”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotove duke mos zbuluar detaje të tjera.
Kujtojmë që para disa muajsh, Aida u bë nënë për herë të parë.
Kënga e fundit e saj është “Ku je” që u lansua pak ditë më parë. /Telegrafi/
The post E veshur me fustan nusërie, Aida Doçi paralajmëron këngën e re appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.