menu Home chevron_right
Music

Fansat të zhgënjyer – kërkojnë nga Rita Ora rimbursimin e parave të albumit pasi atyre iu shitën kopje të firmosura me nënshkrime të çuditshme

| August 16, 2023
Fansat të zhgënjyer – kërkojnë nga Rita Ora rimbursimin e parave të albumit pasi atyre iu shitën kopje të firmosura me nënshkrime të çuditshme

Ajo ka grumbulluar një pasuri marramendëse prej 23 milionë funtesh (26.6 milionë euro) nga karriera e saj muzikore dhe pjesëmarrjet në jurisë e spektakleve të famshme televizive si: “X Factor”, “The Voice” dhe “The Masked Singer”.

Por fansat e Rita Orës aktualisht po bëjnë thirrje për kthimin e parave nga ylli i muzikës pop, pasi ata shprehën shqetësime mbi origjinalitetin e kopjeve të ‘firmosura’ të albumit të saj të fundit, të cilat shiten në internet deri në 25 funte (29 euro), shkruan DailyMail.

Fansat me sy të mbrehtë, kanë vërejtur dallime midis shkrimit të dorës të skalitur në koopertinat e shitura në internet dhe atyre të firmosura nga vet zonja Ora në eventin e dhënies së albumit me nënshkrim.

Njëri shkroi në rrjetet sociale: “Shkrimi i dorës dhe nënshkrimi duken shumë ndryshe nga pllaka ime vynyl që kishanë një CD të nënshkruar? Shpjegohuni ju lutem”.

Një tjetër përdorues i X (ish-Twitter) u përgjigj me një e-mail nga dyqani i diskografisë përmes së cilës ata blenë albumin, “Banquet Records”.

Në e-mail, kompania thotë: “Ne donim t’ju sigurojmë se kemi folur me ekipin e Ritës që ishte me të atë ditë dhe ata kanë konfirmuar se ajo ka nënshkruar albumet dhe gjithashtu ka publikuar një video të saj duke i bërë ato në Time”.

Fansat në rrjetet sociale pohojnë se ende nuk e kanë parë videon.

Në një përpjekje për të promovuar albumin e saj të fundit, “You & I”, i publikuar më 14 korrik, zonja Ora ka qenë në turne në Mbretërinë e Bashkuar duke nënshkruar kopje për fansat e zjarrtë, duke vizituar pesë qytete brenda një dite, duke përfshirë Liverpoolin.

Albumi, të cilin këngëtarja e përshkruan si një ‘letër personale’ për fansat e saj, po shitet gjithashtu si disqe vynyl me botim të kufizuar dhe CD nga faqet zyrtare të internetit.

Një fans shkroi në rrjetet sociale: “A e ka ndokush të firmosur CD-në luksoze të Rita Orës në Amazon?… Ata duken kaq të ndryshëm nga ato që ajo nënshkroi personalisht. Nuk jam i sigurt për to”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Të çmendur janë ata që mendojnë se fansat prej dhjetë vitesh e më shumë nuk do ta vinin re. Në asnjë mënyrë ajo nuk i nënshkroi ato. Kaq zhgënjyese”.

Zonja Ora aktualisht nuk është përgjigjur publikisht për këto çështje të pretenduara, teksa disa prej tyre i bën thirrje këngëtares që të rimbursojë paratë për albumet nëse ka autografe false – dhe shumë thonë se heshtja e zonjës Ora për këtë çështje ‘flet shumë’.

Polemika vjen pasi Rita Ora i tha ITV një ditë pas publikimit të albumit se muzikantët “nuk marrin aq [para] sa duhet kur këngët e tyre transmetohen në platforma muzikore”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja e hitit “Praising You” jeton në një rezidencë viktoriane në Londër me vlerë 7.5 milionë funte (8.6 milionë euro). Ajo thuhet se fiton një milion funte (1.15 milion euro) për një sezon si anëtare e jurisë në “The Masked Singer” dhe një milionë të tjera si anëtare e jurisë në “The Voice”.

Albumi “You & I” është i treti në karrierën e këngëtares, pas “Phoenix” në vitin 2016 dhe “ORA” në vitin 2012. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

The post Fansat të zhgënjyer – kërkojnë nga Rita Ora rimbursimin e parave të albumit pasi atyre iu shitën kopje të firmosura me nënshkrime të çuditshme appeared first on Telegrafi.

Written by

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play