Alban Ramosaj heq dorë nga muzika
Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, u është drejtuar së fundmi fansave të tij me një letër publike.
Në këtë letër e cila është publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Ramosaj shkruan se po kërkon të gjejë qetësinë e shpirtit, mes rrëmujës së fundit të krijuar në botën e tij artistike.
Mes fjalive të shkruara, këngëtari me origjinë nga Podujeva shkruan se ndjen përgjegjësi ndaj publikut, që t’i informojë ata mbi tërheqjen e tij.
Alban Ramosaj (Foto: Alban Ramosaj/Instagram)
Mirëpo, këngëtari i hitit “Theje” nuk ka lënë të kuptohet nëse largimi i tij është i përkohshëm, apo bëhet fjalë për një dorëheqje përfundimtare.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
“Një Letër Për Publikun Tim Të Dashur Të “Koloseut”
Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e pëqafimit dhe ndjekjes së ëndrrave dhe aspiratave të fëmijës së brendshëm. Autenticiteti që artistët, veçanërisht muzikantët sjellin në veprat e tyre gjithmonë ka rezonuar thellë me mua. Megjithatë, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj që përshkruan uni-n tim artistik.
Së fundmi, jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapsirën time kreative, kështu, duke fryer fort mbi flakën e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjëndem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të-plagosur dhe të ndjeshëm, I gjakosur shtrirë në krahet e mia, duke shikuar drejt syve të mi, duke përshpëritur, “Te lutem, mund të vazhdoj ende, mund t’ja dal.”
Mënçuria shoqëron kalimin e kohës dorë për dore. Kam mësuar se të dorëzohesh në një betejë nuk është ekuivalente me humbjen e luftës, e kështu, tashmë di më mirë se sa të lejoj veten të “luftoj” në ambiente të padrejta apo “të pafavorshme”. Pra, është koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vetë-ruajtjes time. Është koha të riparoj mirëqenien time fizike dhe mendore, të pastroj shpirtin nga ndotjet qe i janë bërë. Megjithatë, ky vendim nuk është një vendim që mund të merrja vetëm në diskrecion- kam përgjegjësi, është një mesazh që duhet ta ndaj me ata që më kanë mbështetur mua në këtë udhëtim. Mbështetjajuaj e palëkundur, brohoritjet, duartrokitjet, sytë tuaj vëzhgues, veshët që dëgjojnë dhe mirëbesimi i të lënurit zemrat tuaja nën influencen e penës sime… më kanë mbajtur, dhe për këtë, ju jam më shumë se kurrë-mirënjohës, përgjithmonë.
Për publikun tim të dashur të “koloseut,” nëse do më njihnit personalisht, ndoshta do të thonit “Tipike Albanesque,” për mbylljen e këtij kapitull me një prekje dramatike. Por ju më njihni – unë lulëzoj në botën e dramës, pasi gjej një bukuri të caktuar poetike në të.
Me mirënjohje të ndjerë dhe një ndjenjë të rinovuar qëllimi”, ka shkruar Alban Ramosaj. /Telegrafi/
The post Alban Ramosaj heq dorë nga muzika appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.