Elinel paralajmëron duetin me Dafinën
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Elinel ka bërë të ditur se nesër (e enjte) do ta lansojë bashkëpunimin e ri muzikor.
Kënga titullohet “A mke dasht” dhe do të vijë në duet me autoren e shumë hiteve, Dafina Zeqiri.
“Një limon për këto pak ditë vere që kanë mbetur. Një këngë origjinale dhe shumë e dashur për mua”, është përshkrimi në njoftimin e Granit Bajraktarit.
Dafina ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti duke sjellë hite të njëpasnjëshme shumë prej të cilave kanë qenë edhe bashkëpunime.
Realizimi më i fundit muzikor i saj ka qenë dueti me Elgit Dodën, “Si mua”, i lansuar më 11 gusht dhe tashmë numëron më shumë se pesë milionë shikime në YoTube.
Edhe Elinel ka qenë mjaft produktiv gjatë vitit 2023 duke sjellë disa projekte muzikore. Së fundmi, ai ka bashkëpunuar me Skerdin në publikimin e duetit “Gaso”. /Telegrafi/
The post Elinel paralajmëron duetin me Dafinën appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.