Street Party Prishtina shtyhet për 16 shtator 2023
Street Party Prishtina 2023, edicioni i katërt, shtyhet për datën 16 shtator 2023, për shkak të vendimit zyrtar të Komunës së Prishtinës (Shërbimeve Publike) për mbajtjen e eventit në lokacionin e ri në rrugën “George Bush”, tek Katedralja.
Tema e këtij edicioni është, “Për qytetin tonë!” si festë e krijimtarisë, artit e muzikës të Prishtinës.
Street Party Prishtina edicioni IV ka për qëllim promovimin e muzikës, artit dhe inovacionit për audiencën vendore dhe ndërkombëtarë ku ndikon në ngritje të kapitalit kulturore në shoqëri e gjithashtu krijim të kontakteve të reja ndermjet artisteve dhe inovatoreve për bashkëpunime potenciale, dhe në aspektin turistik ku do të promovohen vlera të ndryshme kulturore dhe artistike.
Street Party Prishtina do të ofrojë kënd falas për artistë të rinj (piktorë, skulptorë, fotografë, punime artizanale, instalacione, arte abstrakte, etj) dhe inovatorë, ku gjatë eventit mund të promovojnë, të shesin produktet e tyre.
Në të njejtën kohë kjo do të shërbejë si një platformë për promovimin e krijimtarisë së tyre dhe mundësi për bashkëpunime potenciale.
The post Street Party Prishtina shtyhet për 16 shtator 2023 appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.