menu Home chevron_right
Music

Bebe Rexha arrin një tjetër sukses të madh, albumi i saj “Dirty Blonde” kryeson top-listën e Billboard si albumi më i dëgjuar i zhanrit ‘dance’

Admin | July 1, 2026
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses të madh, albumi i saj “Dirty Blonde” kryeson top-listën e Billboard si albumi më i dëgjuar i zhanrit ‘dance’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të korrë suksese me albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, i cili vetëm pak ditë pas publikimit po dominon top-listat ndërkombëtare.

Albumi është ngjitur zyrtarisht në vendin e parë të klasifikimit Billboard Top Dance Albums, duke u bërë albumi më i dëgjuar i momentit në këtë zhanër në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arritje të rëndësishme, vetë faqja zyrtare e Billboard në Instagram i kushtoi një postim artistes shqiptare, të cilin Rexha e rishpërndau më pas në profilin e saj.

“Bebe Rexha është rikthyer në majë. Albumi i saj i katërt në studio, ‘Dirty Blonde’, ka debutuar në vendin e parë në listën Billboard Top Dance Albums, duke shënuar herën e parë që këngëtarja kryeson këtë klasifikim. Projekti, i publikuar në mënyrë të pavarur, ka debutuar gjithashtu në vendin e gjashtë në listën Independent Albums, në vendin e gjashtë në Top Album Sales dhe në pozitën e 43-të në Billboard 200”, shkroi Billboard.

Ky është një tjetër moment historik në karrierën e artistes, pasi “Dirty Blonde” është albumi i parë i saj që arrin në krye të listës së albumeve ‘dance’ të Billboard.

“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe njëherësh projekti i saj i parë si artiste e pavarur, pasi vitin e kaluar ajo i dha fund bashkëpunimit me ish-shtëpinë e saj diskografike, Warner Records.

Albumi është pritur mjaft mirë nga publiku, ndërsa përfshin një sërë këngësh që kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm të artistes shqiptare në skenën ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play