menu Home chevron_right
Music

Bebe Rexha iu përgjigjet komenteve negative që mori për peshën e saj në paraqitjen e fundit në ‘American Music Awards’

Admin | May 28, 2026
Bebe Rexha iu përgjigjet komenteve negative që mori për peshën e saj në paraqitjen e fundit në ‘American Music Awards’

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka reaguar ndaj komenteve në internet që kanë “copëtuar” pamjen e saj pas paraqitjes në American Music Awards 2026, të mbajtura më 25 maj.

Sipas People, disa përdorues në rrjete sociale e kritikuan Rexhën për dukjen e saj, madje një postim në X (ish-Twitter) e krahasoi një foto të vjetër të artistes me një video të saj nga AMA-t, duke pyetur: “Ji e sinqertë… cili është mendimi yt i parë?”.

Rexha zgjodhi t’u përgjigjet në mënyrë të ftohtë dhe ironike, duke e kthyer vëmendjen te muzika e saj e re. Në reagimin e saj në X, më 27 maj, ajo shkroi: “Mendimi im është… albumi im i ri ‘Dirty Blonde’ del më 12 qershor. Është i disponueshëm për porosi (pre-order) tani”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha reagon ndaj komenteve për trupin e saj. Në të kaluarën ajo ka qenë e hapur për presionin dhe gjuhën fyese që shpesh shoqëron figurat publike, duke theksuar se njerëzit kalojnë luhatje në peshë dhe se publiku nuk e di gjithmonë se çfarë po përjeton dikush.

Ajo ka shkruar më herët se: “Qeniet njerëzore kalojnë luhatje peshe… është jeta dhe ju nuk e dini çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje, etj”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Po ashtu, Rexha ka folur hapur edhe për problemet shëndetësore, përfshirë sindromën e vezoreve policistike (PCOS), një çrregullim hormonal që mund të lidhet me rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë. Këngëtarja ka shprehur shpesh bezdinë që pamja e saj fizike kthehet vazhdimisht në temë diskutimi.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në vend që të hynte në debat me komentuesit, këtë herë Rexha zgjodhi ta përdorë vëmendjen për të promovuar projektin e saj të radhës – albumin e katërt në karrierë, “Dirty Blonde”, që publikohet më 12 qershor. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play