menu Home chevron_right
Music

Bebe Rexha mori nominimin e parë si artiste e pavarur në ‘MTV Video Music Awards’

Admin | August 20, 2026
Bebe Rexha mori nominimin e parë si artiste e pavarur në ‘MTV Video Music Awards’

Bebe Rexha ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke marrë nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane është nominuar në kategorinë “Best Dance” për hitin e saj “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Lajmin për nominimin, Rexha e ka pritur me shumë emocion dhe e ka ndarë menjëherë me fansat e saj në Instagram.

– YouTube youtu.be

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shihet në studio, teksa një prej asistentëve të saj i tregon se ajo sapo ka marrë nominimin për çmimet prestigjioze MTV VMA. Reagimi i saj është i menjëhershëm, me Rexhën që e përjeton lajmin me shumë gëzim dhe emocion.

Për këngëtaren, ky nominim ka një rëndësi të veçantë pasi është arritur në një periudhë kur ajo vepron si artiste e pavarur, pa mbështetjen e një kompanie të madhe diskografike pas saj.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë dhe si ARTISTE E PAVARUR 💃 ‘NEW RELIGION’”, ka shkruar Rexha, duke iu drejtuar me këtë mesazh fansave të saj, të njohur si “Rexhars”.

Bebe Rexha do të përballet me disa prej emrave më të njohur të muzikës botërore në kategorinë “Best Dance”.

Në garë për çmimin janë:

  • Harry Styles – “Aperture” – Columbia Records
  • Lady Gaga & Doechii – “RUNWAY” – Lil Monsters/Top Dawg Entertainment/Interscope Records/Capitol Records
  • Madonna – “Confessions II – The Film” – Warner Records
  • PinkPantheress + Zara Larsson – “Stateside” – Warner Records UK/Atlantic Records
  • Slayyyter – “DANCE…” – RECORDS/Columbia Records
  • Tate McRae – “Nobody’s Girl” – RCA Records
  • Bebe Rexha & Faithless – “New Religion”

Për Rexhën, nominimi vjen pas një periudhe të rëndësishme ndryshimesh në karrierën e saj.

Albumi i parë si artiste e pavarur

Këtë vit, Bebe Rexha publikoi albumin e saj të parë si artiste e pavarur, “Dirty Blonde”, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore.

Një vit më parë, këngëtarja i dha fund bashkëpunimit me kompaninë diskografike Warner Records, me të cilën kishte punuar për rreth një dekadë.

Pikërisht për këtë arsye, nominimi i sivjetmë në MTV VMA ka një peshë të veçantë për të, pasi vjen në një periudhë kur Rexha po e ndërton karrierën e saj jashtë sistemit tradicional të një shtëpie të madhe diskografike.

Ky nuk është nominimi i parë i Rexhës në MTV VMA. Ajo e ka fituar një herë këtë çmim, në vitin 2019, pikërisht në kategorinë “Best Dance”, për këngën “Call You Mine”, në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Tani, gjashtë vjet më vonë, Rexha synon ta përsërisë suksesin, këtë herë me “New Religion” dhe si artiste e pavarur.

Për ta mbështetur Bebe Rexhën në garën për çmimin “Best Dance”, fansat e saj mund të votojnë përmes faqes zyrtare të MTV Video Music Awards. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play