menu Home chevron_right
Music

Bebe Rexha shkëlqen në Londër me paraqitjen, ndërsa vazhdon të promovojë albumin e ri “Dirty Blonde”

Admin | April 16, 2026
Bebe Rexha shkëlqen në Londër me paraqitjen, ndërsa vazhdon të promovojë albumin e ri “Dirty Blonde”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shfaqur tejet elegante dhe me shumë stil së fundmi në Londër, ku po qëndron këto ditë në kuadër të promovimit të albumit të saj të ri në ardhje, “Dirty Blonde”.

Në fotografinë e publikuar, Rexha (36 vjeçe) vjen me një paraqitje që kombinon në mënyrë perfekte glam-in modern me një “touch” klasik.

Ajo shfaqet me një kapelë të zezë të shoqëruar me rrjetë (veil) në pjesën e përparme, detaj që i jep pamjes një nuancë misterioze dhe shumë “fashion editorial”.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Flokët biondë, të prera në gjatësi të mesme dhe të stiluar lehtë të çrregullta, i japin një kontrast të këndshëm look-ut të errët.

Veshja e saj spikat me një fustan/korsetë në tonalitet blu të errët, me detaje lidhëse anash që theksojnë siluetën, ndërsa sipër ka hedhur një xhakete të gjerë me vija, e vendosur mbi supe në stilin e modeleve në tapetin e kuq.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pamja kompletohet me grimin e theksuar në sy dhe një pozë të sigurt, ndërsa sfondi me shkallë mermeri i jep fotografisë një atmosferë luksoze, tipike për Londrën e mbrëmjeve.

Rexha ndodhet në Evropë për të shtyrë përpara promovimin e albumit “Dirty Blonde”, projekt që pritet të publikohet i plotë më 12 qershor dhe konsiderohet një nga rikthimet e saj më të rëndësishme vitet e fundit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë, kënga “New Religion”, pjesë e këtij albumi, është shndërruar tashmë në një hit global, duke dominuar në top-listat ndërkombëtare, veçanërisht në iTunes, ku po renditet lart në disa tregje.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Deri më tani, nga “Dirty Blonde” janë publikuar katër këngë, ndërsa pritshmëritë për albumin janë rritur edhe më shumë pas suksesit të këtyre publikimeve. Me paraqitje të tilla dhe me një prani gjithnjë e më të fortë në skenën ndërkombëtare, Bebe Rexha duket se po e shijon në maksimum këtë fazë të re të karrierës së saj. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play