menu Home chevron_right
Music

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Admin | February 11, 2026
Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të ri, mes tyre edhe një në shqip – “Çike çike”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar rikthimin e saj të madh në skenën muzikore me një projekt ambicioz – publikimin e albumit të saj më të ri vizual, që mban titullin “Blonde Dirty”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, artistja ka ndarë me ndjekësit skena të ndryshme që do të shoqërojnë klipet e këtij albumi, duke ofruar një pamje të parë të atmosferës, estetikës dhe konceptit artistik që do ta karakterizojë këtë projekt.

Në video shfaqen fragmente dinamike, imazhe të stilizuara dhe elemente kinematografike që lënë të kuptohet se “Blonde Dirty” do të jetë një rrëfim i plotë vizual, ku çdo këngë do të ketë historinë dhe identitetin e saj të veçantë.

Një nga detajet që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është fakti se kënga e parë e albumit titullohet “Çike çike”, çka ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat shqiptarë, pasi lë të kuptohet se projekti do të përfshijë një këngë në gjuhën shqipe.

Përveç “Çike çike”, albumi do të përfshijë edhe një sërë titujsh të tjerë si: “$HIT”, “Tokyo”, “Hysteria”, “New Religion”, “Time”, “I Like You Better Than Me”, “Nobody’s There”, “The Way I Want You”, “Drink And A Little Love”, “One Day”, “Nightfalls” dhe “Sad Girls”. Vetë titujt sugjerojnë një gamë të gjerë emocionesh dhe temash, nga rebelimi dhe identiteti personal, te dashuria, vetmia dhe reflektimi.

“Blonde Dirty” do të jetë një “visual album”, që do të thotë se secila këngë do të vijë e shoqëruar me videoklip, duke e kthyer projektin në një eksperiencë të plotë audio-vizuale për publikun. Ky format, gjithnjë e më i preferuar nga artistët ndërkombëtarë, synon të krijojë një univers artistik të lidhur mes muzikës dhe imazhit.

Rikthimi i fuqishëm i Bebe Rexhës në vitin 2026 vjen pas një periudhe më të qetë gjatë vitit të kaluar, kur artistja ishte tërhequr nga vëmendja publike për t’u fokusuar intensivisht në studio dhe në përgatitjen e këtij projekti. Me “Blonde Dirty”, ajo duket e vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e saj, duke kombinuar rrënjët, identitetin dhe evoluimin artistik në një projekt që pritet të bëjë jehonë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play