menu Home chevron_right
Music

Beyonce rikthehet me këngë të re pas dy vitesh, publikon Morning Dew (Donk)

Admin | July 5, 2026
Beyonce rikthehet me këngë të re pas dy vitesh, publikon Morning Dew (Donk)

Beyonce ka surprizuar fansat duke publikuar këngën e saj më të re, “Morning Dew (Donk)”, duke shënuar rikthimin e saj muzikor pas dy vitesh.

Projekti u publikua gjatë fundjavës së festimeve të 4 Korrikut dhe është materiali i parë i ri që nga albumi “Cowboy Carter” i vitit 2024, i cili u vlerësua gjerësisht nga kritika.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon. Ajo shoqërohet edhe me një fotografi promovuese ku këngëtarja shfaqet e shtrirë në rërë, e veshur me bikini, shkruan DailyMail.

Fansat më besnikë e njohën menjëherë titullin “Donk”, pasi një version i papublikuar i kësaj kënge kishte qarkulluar në internet që në vitin 2013, por nuk ishte përfshirë kurrë në albumin e saj të atij viti.

Publikimi i papritur shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e Beyonce shprehën entuziazmin për rikthimin e artistes.

Shumë prej tyre spekuluan se kjo mund të jetë shenja e parë e një projekti më të madh muzikor ose e një edicioni special për 20-vjetorin e albumit “B’Day”.

Pak muaj më parë, në prill, Beyoncé shënoi edhe 10-vjetorin e albumit të saj ikonik “Lemonade”, duke kujtuar projektin që u kthye në një nga sukseset më të mëdha të karrierës së saj.

Albumi, i publikuar në vitin 2016, fitoi çmime të shumta dhe u vlerësua për trajtimin e temave si tradhtia, falja dhe forca personale. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play