Bilbili i këngës shqipe Dani, sot mbush 65 vite – vazhdon i pakrahasueshëm në skenë
Prej mbretërve të muzikës shqiptare i cilësuar si nga pubilku ashtu edhe nga kolegët, Ramadan Krasniqi – Dani sot ka lënë prapa 65 vite të jetës së tij.
Vital, shumë elegant e vullnet, i gatshëm për të vazhduar, me bagazh prej më se 44 albumesh muzikore, me dhjetëra hite të pavdekshme, edhe ditëlindja e 61-të Danin e gjen në të fortë në karrierë dhe angazhime.
Kush nuk e njeh më Ramadan Krasniqin-Danin, i lindur në Pejë, më 5 gusht të vitit 1958, i cili këndon me aq afsh e dashuri, duke u bërë i dashur dhe i adhuruar për pleq e të rinjë dhe për çdo gjini.
Më 50 vjet punë, Dani që moti nuk është vetëm i Pejës dhe i Dukagjinit, por i mbarë njerëzimit, sepse zëri i tij arrin të depërtoj tek çdo njeri që ka pak shije dhe kritere për muzikë.
Me kontributin e tij në vazhdimësi, Dani edhe sot e tutje vazhdon karrierën, i orientuar në këtë sezon vere në dasma, ahengje e gëzime familjare.
Me krejt bagazhin e tij ndër dekada, Dani vazhdon të mbetet personalitet që shënon fuqishëm kohën e vet.
Në përvjetorin e ditëlindjes së 65-të, sot Dani ka marrë qindra mesazhe urimi, nga njerëz të thjeshtë, artist, miq, adhurues e ku nuk kanë munguar as urimet nga politikan të vendit.
Kjo sezon Danin e gjen të angazhuar më tepër se asnjëherë më parë në dasmat, ahengjet dhe gëzimet familjare shqiptare.
Këtë vit, një dhuratë Danit i vie nga miku i tij, kompozitori Afrim Macula, si dedikim për jetën muzikore, e ku në tekst të Vllaznim Sinanit-Cakit, Linda Hakaj e interpreton mrekullueshëm këngën kushtuar Danit./RADIO 1&Njeshi/
The post Bilbili i këngës shqipe Dani, sot mbush 65 vite – vazhdon i pakrahasueshëm në skenë appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.