menu Home chevron_right
Music

Bosnja dhe Hercegovina nuk do të marrë pjesë as në Eurovision në vitin 2027

Admin | July 9, 2026
Bosnja dhe Hercegovina nuk do të marrë pjesë as në Eurovision në vitin 2027

Bosnja dhe Hercegovina nuk do të marrë pjesë në Eurovision as në vitin 2027, duke vazhduar mungesën e saj të gjatë nga konkursi më i madh evropian i muzikës.

Arsyeja kryesore mbeten problemet financiare të transmetuesit publik BHRT, i cili vazhdon të jetë nën sanksionet e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për shkak të borxheve të papaguara.

Vendimi është konfirmuar nga vetë BHRT, i cili theksoi se, derisa të zgjidhet çështja e detyrimeve financiare ndaj EBU-së, Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mund të rikthehet në Eurovision.

– YouTube www.youtube.com

Ndërkohë, autoritetet dhe transmetuesi publik kanë ndërmarrë disa iniciativa për përmirësimin e gjendjes financiare, përfshirë procese gjyqësore dhe mbështetje nga institucionet shtetërore, por ende nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare.

Bosnja dhe Hercegovina debutoi në Eurovision në vitin 1993, ndërsa suksesin më të madh e arriti në vitin 2006, kur Hari Mata Hari zuri vendin e tretë me këngën “Lejla”.

Pjesëmarrja e fundit e vendit ishte në vitin 2016 me këngën “Ljubav je”, të interpretuar nga Dalal, Deen, Ana Rucner dhe Jala, të cilët nuk arritën të kualifikoheshin në finalen e konkursit.

Që prej atëherë, vendi ka munguar çdo vit për shkak të vështirësive financiare të transmetuesit publik. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play