menu Home chevron_right
Music

Calvin Harris thyen rekordin botëror në Brazil, 1.6 milionë njerëz mblidhen për performancën e tij

Admin | September 23, 2026
Calvin Harris thyen rekordin botëror në Brazil, 1.6 milionë njerëz mblidhen për performancën e tij

Calvin Harris ka hyrë zyrtarisht në Librin Guinness të Rekordeve Botërore, pasi rreth 1.6 milionë njerëz u mblodhën në Sao Paulo të Brazilit për të ndjekur setin e tij si DJ.

Performanca u zhvillua më 8 shkurt në Rua da Consolaçao, ku rrugët përreth u shndërruan në një pistë gjigante vallëzimi.

Me këtë paraqitje, Harris vendosi rekordin për numrin më të madh të pjesëmarrësve në një set DJ nga një artist i vetëm.

Gjatë performancës, ai solli disa nga hitet e tij më të njohura, përfshirë “This Is What You Came For”, “One Kiss”, “I Need Your Love” dhe “We Found Love”.

Për këtë rast, Harris u shfaq edhe me një fanellë të futbollit brazilian me emrin “Calvinho” dhe numrin 00.

Guinness World Records tashmë e ka njohur zyrtarisht rekordin dhe Harris ka marrë certifikatën për këtë arritje.

Sipas organizatës, shifra prej 1.6 milionë njerëzve tregon përmasat e jashtëzakonshme të ndikimit global të muzikës së tij.

Ky nuk është rekordi i parë i Harrisit në Guinness.

Në vitin 2013, albumi i tij “18 Months” u vlerësua për nëntë këngë në Top 10 të Britanisë së Madhe, duke kaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Michael Jackson.

Calvin Harris, emri i vërtetë i të cilit është Adam Wiles, ka pasur deri tani 11 këngë që kanë arritur vendin e parë në Britani, teksa katalogu i tij muzikor ka kaluar mbi 56 miliardë transmetime në total. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play