Capital T ‘elektrizon’ Prishtinën – shkruan historinë me koncertin “Time Capsule II”
Ai nuk ka dyshim se është njëri prej artistëve më të pëlqyer e më të sukesshëm në tregun muzikor shqiptar.
Bëhet fjalë për Trim Ademin, i njohur ndryshe me emrin artistik, Capital T, i cili mbrëmë (e premte) shkroi historinë në qytetin e tij, Prishtinë.
I kthyer pas katër vitesh me një koncert madhështor në parkingun e ‘Pallatit të Rinisë’, pas atij në Tiranë, Kapo ia dha vulën me organizimin e përmasave ndërkombëtare.
Capital T (Foto: Denis Sllovinja)
Me një skenë të jashtëzakonshme, me në fokus detaje interesante, ky koncert solli përplot emocione përpara një turme të madhe.
Veç Capital T, që interpretoi hitet e tij të realizuara ndër vitesh, kishte edhe shumë yje të tjerë të famshëm si të ftuar specialë.
Capital T (Foto: Denis Sllovinja)
Kanita, Lluni, Il Ghost dhe Rina Balaj – ishin këngëtarët që nisën mbrëmjen madhështore, duke vazhduar më pas me artistë të tjerë, të cilët kanë qenë në vëmendje prej shumë vitesh.
Në një ambient me 31 vjeçarin nuk mund të mungonte as, 2po2, Elvana Gjata, Lyrical Son, MC Kresha, Ledri Vula, Alban Skënderaj e Majk.
Capital T (Foto: Denis Sllovinja)
Zjarr këtij koncerti i dha më shumë një tjetër reper, i cili ishte i ftuar special dhe performoi për herë të parë në Kosovë – Akon.
Këngëtari e producenti amerikan ‘tronditi’ Prishtinën me performancën e mrekullueshme, me këngët që padyshim na kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës.
‘Djali i Prishtinës’ arriti dhe një tjetër sukses, për të cilën është pritur, e që besohet se nuk do të ndalet me kaq.
Eventi u mbyll me përplot ngjyra e fishekzjarre, në sajë të një nate të ‘zjarrtë’ që vetëm Trimi mund ta bëjë. /Telegrafi/
The post Capital T ‘elektrizon’ Prishtinën – shkruan historinë me koncertin “Time Capsule II” appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.