menu Home chevron_right
Music

Donna Dafi pushton mediat ndërkombëtare, “Trouble” vlerësohet nga revistat prestigjioze

Admin | July 16, 2026
Donna Dafi pushton mediat ndërkombëtare, “Trouble” vlerësohet nga revistat prestigjioze

Artistja me prejardhje shqiptare Donna Dafi po shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Projekti i saj më i ri, “Trouble”, nuk ka tërhequr vetëm vëmendjen e publikut, por ka fituar edhe vlerësime nga disa prej revistave dhe platformave të njohura të muzikës dhe kulturës.

Revista britanike FIZZY MAG e përshkruan “Trouble” si një këngë që jeton “mes dëshirës dhe vendimeve të mira”, duke vlerësuar vokalin intim të Donna Dafit dhe mënyrën se si ajo trajton tërheqjen, pasojat dhe emocionet me një qasje moderne e elegante. Revista ndalet veçanërisht te videoklipi, të cilin e cilëson si një rrëfim psikologjik ku dëshira shndërrohet në metaforë artistike.

Edhe The Garnette Report e konsideron “Trouble” një projekt tërheqës pop me elemente R&B, duke theksuar energjinë flirtuese, ritmin modern dhe mesazhin e këngës për tërheqjen ndaj dikujt që mund të të fusë në telashe. Revista vlerëson gjithashtu videoklipin për estetikën e tij kinematografike.

– YouTube youtu.be

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm vjen nga 1883 Magazine, e cila pati premierën ekskluzive të videoklipit “Trouble”. Revista e cilëson projektin si një kombinim të pop-it modern, tregimit filmik dhe sinqeritetit emocional, duke e përshkruar Donna Dafin si një artiste që po ndërton një identitet unik, ku muzika, moda dhe arti vizual bashkohen në një univers kreativ.

Ndërkohë, Bong Mines Entertainment e rendit “Trouble” ndër publikimet më interesante të momentit, duke vënë në pah produksionin elegant, melodinë me ndikime pop dhe R&B, si dhe aftësinë e artistes për ta kthyer videoklipin në një histori kinematografike me simbolikë të fortë.

Vëmendja që “Trouble” po merr nga këto media ndërkombëtare dëshmon se Donna Dafi po ndërton me sukses profilin e saj në tregun global të muzikës. Me një stil të veçantë artistik artistja me rrënjë shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në mediat prestigjioze dhe po konfirmon se është një emër që ia vlen të ndiqet në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play