menu Home chevron_right
Music

Dy net plot ngjyra e festë, Karnavali “Golden Eagle” mbyll me sukses edicionin e sivjetmë

Admin | June 29, 2026
Dy net plot ngjyra e festë, Karnavali “Golden Eagle” mbyll me sukses edicionin e sivjetmë

Theranda u shndërrua për dy ditë në qendrën e festës, muzikës dhe ngjyrave me organizimin e suksesshëm të edicionit të sivjetmë të Karnavalit “Golden Eagle”, një manifestim që tashmë është kthyer në traditë për qytetin.

Festimet nisën me paradën madhështore nëpër rrugët kryesore të qytetit, ku qindra pjesëmarrës të veshur me kostume shumëngjyrëshe krijuan një atmosferë festive.

Nga fëmijët e vegjël e deri te të moshuarit, të gjithë u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke e mbushur Therandën me energji dhe entuziazëm.

Karnavali Golden Eagle/FaceBook

Mbrëmja e parë vijoi me performancat e grupeve pjesëmarrëse, ndërsa atmosfera kulmoi me interpretimet e DJ Vik Kraja, Ghetto Geasy dhe Tayna, të cilët ndezën skenën përpara mijëra të pranishmëve.

Edhe nata e dytë solli një program të pasur artistik. Pas paraqitjeve të grupeve, publiku shijoi performancat e NRG Band, DJ PM dhe DJ DAGZ, Kidës, Mozzikut dhe Alban Skënderajt, të cilët e mbyllën në mënyrë spektakolare këtë edicion të karnavalit.

Karnavali Golden Eagle/FaceBook

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe mysafirët specialë Ilir Shaqiri, Enkelejda Arifi, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja dhe Kastriot Tusha, të cilët i dhanë edhe më shumë vlerë organizimit.

Njëkohësisht, Shaqir Palushi, themeluesi i kompanisë “Frutex”, theksoi se interesimi gjithnjë e më i madh i qytetarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e diaspora është motiv shtesë që Karnavali “Golden Eagle” të vazhdojë edhe më fuqishëm në vitet e ardhshme, duke mos i zhgënjyer asnjëherë pjesëmarrësit.

Karnavali “Golden Eagle” konfirmoi edhe një herë se mbetet një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe artistike në Therandë, duke bashkuar qytetarë e vizitorë në një festë që promovon kulturën, muzikën dhe frymën e komunitetit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play