menu Home chevron_right
Music

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

Admin | July 9, 2026
E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

Kim Turnbull, modelja, DJ-ja dhe artistja kreative nga Londra, do të jetë pjesë e edicionit të vitit 2026 të Sunny Hill Festival, ku do të ngjitet në skenë në rolin e DJ-së.

Turnbull është bërë e njohur për publikun jo vetëm për karrierën e saj në modë dhe muzikë, por edhe për lidhjen e saj me Romeo Beckham, djalin e ish-futbollistit të famshëm David Beckham dhe Victoria Beckham.

E lindur dhe rritur në një familje artistësh, Kim ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë kreative.

Ajo nisi rrugëtimin në modeling në vitin 2017 dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura ndërkombëtare si Tommy Hilfiger, Marc Jacobs, Rimmel London dhe Fendi.

Gjatë pandemisë COVID-19, ajo iu përkushtua edhe muzikës, duke u shndërruar në DJ profesioniste dhe duke performuar në vende të ndryshme të botës me sete të përqendruara në hip-hop dhe muzikë elektronike.

Turnbull vjen nga një familje me traditë artistike.

Babai i saj është DJ-i i njohur Alex Turnbull, ndërsa gjyshi i saj ishte skulptori i famshëm britanik, William Turnbull.

Vëmendja e mediave ndaj saj është rritur edhe për shkak të lidhjes me Romeo Beckham, me të cilin u afrua në fund të vitit 2024.

Çifti ka qenë shpesh në qendër të interesimit të publikut për shkak të famës së familjes Beckham.

Me pjesëmarrjen e saj në Sunny Hill Festival 2026, ajo pritet të sjellë energjinë e saj nga skena ndërkombëtare e DJ-ve në një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon. /Telegrafi/

Romeo dhe Kim

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play