menu Home chevron_right
Music

Fluturimi drejt hënës dhe melankoli të tjera – kritiku zviceran i xhazit lavdëron albumin e ri të Elina Dunit

Admin | May 6, 2026
Fluturimi drejt hënës dhe melankoli të tjera – kritiku zviceran i xhazit lavdëron albumin e ri të Elina Dunit

Peter Rüedi është kritiku më i njohur i muzikës xhaz në Zvicër. Veç kësaj, ai shkruan edhe për letërsinë dhe verën. Një pjesë të madhe të jetës profesionale Rüedi – i lindur më 1943 – ia ka kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të famshëm zviceran Friedrich Dürrenmatt.

Në numrin e fundit të revistës zvicerane “Weltwoche” Peter Rüedi ka shkruar një kritikë tejet afirmative për albumin më të ri të këngëtares shqiptare të xhazit, Elina Duni, e cila jeton në Zvicër. Albumi, i përgatitur nga Elina Duni dhe muzikanti britanik Rob Luft mban titullin “Reaching for the Moon”.

Rüedi në fillim jep disa detaje për biografinë e Elina Dunit: e lindur në vitin 1981 në Tiranë, ajo kaloi fëmijërinë në Shqipëri, derisa në vitin 1992 nisi studimet klasike për piano në Gjenevë. Më vonë ajo zbuloi xhazin dhe u zhvendos në Bern, në Universitetin e Arteve (ish-Shkolla e Xhazit e Bernës).

Foto: elinaduni.com

“Këto nuk janë thjesht hapa të një biografie, por aspekte të një personaliteti dhe, rrjedhimisht, shtresa të artit të saj, ku janë shkrirë përvoja e saj etno-muzikore popullore (përfshirë kërcimin), arsimimi klasik dhe pasioni për muzikën e improvizuar – të gjitha këto të dendësuara për dhjetë vjet në kuartetin e saj me pianistin Colin Vallon, basistin Patrice Moret dhe bateristin Norbert Pfammatter.

Në vitin 2017, gjatë një punëtorie në Festivalin e Montreux-së, Duni u njoh me kitaristin britanik Rob Luft dhe që atëherë ata formojnë një duo që ka përqendruar më tej intimitetin dhe intensitetin e artit të saj vokal shumëngjyrësh dhe prekës”, shkruan Rüedi.

Pas tre CD-ve me kuartetin, tani ka dalë në ECM albumi i tretë i duos me Rob Luft: një lloj manifesti multikultural, i veçantë dhe intim përmes njëmbëdhjetë këngëve, i titulluar me një dozë ironie “Reaching for the Moon” (Duke u zgjatur drejt hënës).

Foto: elinaduni.com

Sipas Rüedi, kjo është një këngë që Irving Berlin e shkroi në vitin 1930 për një film të hershëm me zë dhe që prej kohësh është bërë një standard në repertorin e emrave të mëdhenj vokalë amerikanë. Titulli tregon një aatmosferë kryesisht të natës të shumicës së këngëve, ninulla, këngë melankolike dashurie nga shumë anë të botës, por edhe një lamtumirë e zymtë dhe një këngë e trishtë.

Rüedi e veçon te ky album një interpretim rrëqethës të baladës së pakrahasueshme të Ornette Coleman, “Lonely Woman”, me një tekst madhështor të kantautores amerikane Margo Guryan.

Sipas tij, ndër të gjitha CD-të e bukura të Elina Dunit që kanë dalë në ECM, “Reaching for the Moon” me përkitjen e saj intensivisht intime është mbase më prekësja. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play