menu Home chevron_right
Music

“Good Morning” e Donna Dafit bën jehonë nga ShBA-ja, Britania e deri në Gjermani e Japoni

Admin | October 16, 2026
“Good Morning” e Donna Dafit bën jehonë nga ShBA-ja, Britania e deri në Gjermani e Japoni

Këngëtarja Donna Dafi, po shndërrohet në një nga emrat më premtues të muzikës pop ndërkombëtare. Pas publikimit të këngës “Good Morning”, artistja ka tërhequr vëmendjen e disa mediave të huaja, të cilat kanë vlerësuar fuqinë e mesazhit, identitetin e saj shumëkulturor dhe universin e veçantë vizual që po ndërton.

Jehonën më të fuqishme ia ka dhënë revista prestigjioze britanike TMRW Magazine, e cila i ka kushtuar artistes një profil të gjerë me titullin domethënës “Donna Dafi: Becoming Her Own Goddess” – “Donna Dafi: Duke u bërë perëndesha e vetvetes”.

TMRW Magazine nuk e paraqet Donnën thjesht si një këngëtare që ka publikuar një projekt të ri. Revista e portretizon atë si një artiste moderne që po krijon gjuhën, estetikën dhe botën e saj artistike. Sipas shkrimit, vetëbesimi për Donna Dafin nuk nënkupton t’i kesh të gjitha përgjigjet, por të mësosh t’i pranosh kontradiktat: të jesh njëkohësisht femërore dhe e fuqishme, e ndjeshme dhe e sigurt në vete, ambicioze dhe lozonjare.

– YouTube youtu.be

Në qendër të profilit qëndron “Epoka Primadonna”, kapitulli i ri krijues përmes të cilit Donna po ndërton shumë më tepër sesa një koleksion këngësh pop. Muzika, moda, lëvizja dhe rrëfimi vizual bashkohen në një univers të vetëm, ku sensualiteti, cenueshmëria dhe fuqia femërore shfaqen pa kërkuar leje dhe pa pranuar kufizime.

Edhe mediumi amerikan B-Sides & Badlands e ka përshkruar “Good Morning” si një shpërthim fuqie dhe vetëbesimi. Artikulli vlerëson refrenin energjik, korin imponues dhe zërin e Donna Dafit, i cili, sipas medias, e fuqizon dëgjuesin dhe përcjell një emocion që ndihet deri në trup.

Revista muzikore gjermane INDIENOXZINE e ka përfshirë këngën në rubrikën “Three Track Week”, duke veçuar ritmin që të vë menjëherë në lëvizje, vokalin e ngrohtë dhe të sigurt, si dhe produksionin modern. Media thekson se mesazhi i këngës për njohjen e vlerës personale bëhet edhe më domethënës kur lidhet me identitetin shumëkulturor të artistes.

Për suksesin e projektit ka shkruar edhe PM Studio – World Wide Music News, Japoni, duke publikuar hollësi për autorët, producentët dhe ekipin e videoklipit. Media e prezanton “Good Morning” si këngën e çastit kur ndalon së lejuari të tjerët ta drejtojnë jetën tënde dhe e merr vetë kontrollin.

Me “Good Morning”, Donna Dafi nuk ka publikuar vetëm një këngë. Ajo ka ngritur zërin, ka rimarrë historinë e saj dhe po e vendos identitetin shqiptar nga Kosova në hartën e muzikës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play