menu Home chevron_right
Music

Katy Perry reagon pas performancës në Sunny Hill Festival: Ishte magjike

Admin | August 3, 2026
Katy Perry reagon pas performancës në Sunny Hill Festival: Ishte magjike

Katy Perry ka ndarë emocionet pas performancës së parë në Kosovë, ku ishte një nga yjet kryesore të natës së parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Këngëtarja amerikane ka falënderuar publikisht Dua Lipën dhe organizatorët e festivalit për ftesën, duke e cilësuar përvojën në Kosovë si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.

“Shfaqja ime e parë në Kosovë ishte magjike. Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill Festival që më ftuat”, ka shkruar Perry krahas reagimit të saj në rrjetet sociale.

Foto: Instagram

Artistja ka shprehur gjithashtu mirënjohje për publikun dhe të gjithë fansat që morën pjesë në koncert, duke theksuar se ata krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme pavarësisht temperaturave të larta.

“Kaq ishte për Eurosummer! Faleminderit çdo personi që sfidoi vapën për të ardhur dhe për ta parë shfaqjen tonë. Tani jam jashtë zyrës (me pushime). Ju lutem, kontaktoni Tamrën nëse keni nevojë për diçka. Ju dua”.

Foto: Instagram

Paraqitja e yllit të famshëm në skenën e Sunny Hill Festival u prit me shumë entuziazëm nga publiku, duke sjellë një nga momentet më të veçanta të natës së parë të festivalit.

Me pjesëmarrjen e yjeve botërorë si Katy Perry, Sunny Hill Festival vazhdon të forcojë pozitën e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon dhe të vendosë Kosovën në vëmendjen ndërkombëtare. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play