menu Home chevron_right
Music

Këngëtarja Tyla shkakton reagime të shumta pasi performoi himnin në Kupën e Botës, shumë fansa qeshën kur ajo filloi të këndonte

Admin | June 12, 2026
Këngëtarja Tyla shkakton reagime të shumta pasi performoi himnin në Kupën e Botës, shumë fansa qeshën kur ajo filloi të këndonte

Këngëtarja jugafrikane Tyla e gjeti veten në qendër të vëmendjes pasi performoi himnin kombëtar të vendit të saj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026. Interpretimi i saj shkaktoi shpejt një mori reagimesh në mediat sociale.

Ylli i ri i muzikës nga Johanesburgu, i njohur për hitet “Water” dhe “Jump”, performoi në stadium me një fustan që kishte ngjyrat e flamurit të Afrikës së Jugut, duke mbështetur simbolikisht ekipin e saj kombëtar.

Interpretimi i saj i himnit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e lavdëruan, të tjerë e kritikuan performancën e saj, duke e konsideruar se nuk ishte në një nivel të lakmueshëm.

“Tyla gati sa nuk na e prishi himnin”, “Qesha kur filloi të këndonte pjesën e gjuhës afrikane” dhe “Ishte e mërzitshme”, janë disa nga komentet negative që u shfaqën në rrjetet sociale.

Disa përdorues e kritikuan atë për liri të tepruar me qasjen e saj ndaj performancës.

“Himni kombëtar nuk është një këngë për improvizim, ai duhet të këndohet siç duhet, pa shumë stilizime”, shkroi një përdorues.

Një tjetër shtoi: “Nuk mendoj se na përfaqësoi mirë, dukej sikur nuk ishte nga këtu përreth”.

Megjithatë, pati fansa që i dolën në mbrojtje, duke theksuar talentin dhe emocionin e saj gjatë performancës.

“Sinqerisht, ai ishte zëri më i bukur që kam dëgjuar ndonjëherë duke interpretuar himnin tonë kombëtar”, “Ajo e shkëlqeu shumë, ky ishte momenti im i vetëm i mirë si afrikano-jugore” dhe “Ajo ishte e shkëlqyer, shumë elegante dhe dinjitoze”. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play