menu Home chevron_right
Music

Kori “Siparantum” triumfon në Kuala Lumpur, rrëmben tri çmime në Malajzi

Admin | August 23, 2026
Kori “Siparantum” triumfon në Kuala Lumpur, rrëmben tri çmime në Malajzi

Kori kosovar “Siparantum” ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës korale, duke u shpërblyer me tri çmime në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Lajmi është bërë i ditur nga dirigjenti dhe drejtori i korit, Memli Kelmendi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin për suksesin e radhës të ansamblit kosovar.

“Siparantum” ka fituar medalje të artë në kategorinë B4 – Vocal Ensemble, ndërsa një tjetër medalje të artë e ka marrë në kategorinë A5 – Mixed Choir.

Por sukseset nuk janë ndalur me kaq.

Kori ka fituar edhe Çmimin Special në kategorinë A5 për ‘Creative Staging’, një vlerësim që lidhet me kreativitetin dhe mënyrën e veçantë të konceptimit skenik të performancës.

Kelmendi e ka shoqëruar njoftimin me fotografi ku shfaqet duke mbajtur në duar certifikatat e çmimeve, ndërsa ka përcjellë edhe një urim për Kosovën.

“+3 More Awards in Kuala Lumpur, Malaysia”, ka shkruar ai, duke renditur më pas tri vlerësimet e fituara nga kori.

Një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare

Ky triumf vjen pas pjesëmarrjes së “Siparantum” në MCE International Choir Festival në Kuala Lumpur, ku kori kosovar garoi pikërisht në kategoritë B4 dhe A5. Festivali mblodhi kore nga vende të ndryshme të botës, ndërsa “Siparantum” u paraqit nën drejtimin e Memli Kelmendit.

Për “Siparantum”, ky është një tjetër kapitull i suksesshëm në rrugëtimin ndërkombëtar. Kori nga Peja ka ndërtuar ndër vite një profil të rëndësishëm në skenën botërore të muzikës korale, duke marrë pjesë në festivale dhe gara në vende të ndryshme.

Vetëm gjatë dekadës së parë të veprimtarisë, “Siparantum” ka performuar në më shumë se 20 shtete dhe ka fituar dhjetëra çmime ndërkombëtare.

Me tri çmimet e reja të fituara në Kuala Lumpur, kori kosovar vazhdon kështu të prezantojë muzikën dhe identitetin e Kosovës në skenat ndërkombëtare, duke e pasuruar edhe më tej listën e sukseseve të tij. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play