menu Home chevron_right
Music

Lajmi i madh për fansat e muzikës: Kanye West vjen me koncert në Tiranë!

Admin | April 30, 2026
Lajmi i madh për fansat e muzikës: Kanye West vjen me koncert në Tiranë!

Kosova dhe Shqipëria po bëhen gati për një lajm që tingëllon si “ëndërr” për fansat e hip-hopit: Kanye West pritet të vijë në Tiranë për një koncert.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Rama ka publikuar një fotografi të yllit ndërkombëtar të hip-hopit, të shoqëruar me mbishkrimin e shkurtër, por tejet domethënës: “11 KORRIK në TIRANË”.

Edhe pse ende nuk janë publikuar detaje të tjera zyrtare rreth vendit të mbajtjes së koncertit, biletave apo konceptit të eventit, postimi i kryeministrit ka mjaftuar për të ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe për të rritur pritshmëritë për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore që ka parë ndonjëherë kryeqyteti.

Kanye West konsiderohet si një nga reperët dhe producentët më me ndikim në historinë e muzikës moderne, me një karrierë që ka shënuar epoka dhe ka ndryshuar mënyrën se si tingëllon hip-hopi global.

Ai ka publikuar mbi 10 albume studio, ka fituar dhjetëra çmime dhe ka shënuar rekorde të shumta në industrinë muzikore, ndërsa këngët dhe projektet e tij numërojnë miliarda dëgjime (streams) në platformat digjitale.

Nga “The College Dropout” e deri te projektet më të vonshme, West ka qenë gjithmonë një emër që dominon skenën – si për muzikën, ashtu edhe për spektaklin që di ta sjellë në skenë. Koncertet e tij njihen për prodhim të madh, energji të jashtëzakonshme dhe momente që kthehen në lajm në mbarë botën.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Kjo vizitë, nëse konfirmohet me detaje nga organizatorët, do të shënojë herën e parë që Kanye West performon në një shtet shqiptar, duke e kthyer Tiranën në qendrën e vëmendjes së fansave të tij në rajon dhe më gjerë.

Pritet që ditët në vijim të sjellin më shumë informacion rreth organizimit të koncertit, ndërsa një gjë është e sigurt: 11 korriku pritet të jetë një datë historike për skenën muzikore në Shqipëri. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play