menu Home chevron_right
Music

Lionella Jakaj, 15-vjeçarja shqiptare që ëndërron të ndajë skenën me Dua Lipën

Admin | September 2, 2026
Lionella Jakaj, 15-vjeçarja shqiptare që ëndërron të ndajë skenën me Dua Lipën

Edhe pse ka lindur dhe jeton në Vjenë të Austrisë, lidhja e saj me Kosovën dhe veçanërisht me Gjakovën mbetet e fortë. Bëhet fjalë për Lionella Jakajn, reperen vetëm 15-vjeçare, e cila tashmë po tërheq vëmendje me talentin dhe pasionin e saj për muzikën.

E shoqëruar nga familja, Lionella ka vizituar së fundmi Kosovën, ndërsa ishte e ftuar edhe në programin e mëngjesit në RTV21, ku foli për pasionin e saj për muzikën, rrugëtimin artistik dhe planet për të ardhmen.

Ajo u shfaq e thjeshtë dhe simpatike gjatë intervistës, ndërsa mënyra e saj e të folurit në shqip dëshmoi edhe një herë lidhjen që vazhdon të ketë me vendlindjen e prindërve të saj. Pavarësisht se është rritur në Austri, Lionella komunikonte me një shqipe të natyrshme, sikur të ishte rritur në Gjakovë.

Dashuria e saj kryesore është repi, një zhanër në të cilin ka nisur të ndërtojë identitetin e saj artistik. Ndër reperet që e frymëzojnë janë edhe emra të njohur të skenës shqiptare, përfshirë Loredanën dhe Taynën.

Talenti i Lionellës ishte vënë në pah edhe më herët, veçanërisht gjatë pjesëmarrjes së saj në “The Voice Kids” në Gjermani, ku tërhoqi vëmendjen me performancën e saj në rep.

Tashmë, 15-vjeçarja ka nisur një tjetër kapitull në rrugëtimin e saj muzikor, duke publikuar edhe këngët e para në platformat e njohura digjitale. Me një moshë kaq të re, ajo synon të vazhdojë të zhvillohet artistikisht dhe të ndërtojë hap pas hapi karrierën e saj.

Por, krahas ambicieve të mëdha, Lionella ka edhe një ëndërr të veçantë. Gjatë intervistës, ajo zbuloi se do të dëshironte që një ditë të ngjitej në skenë përkrah yllit ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Dhe pse jo, ëndrra e saj është që një ditë të jetë pjesë edhe e Sunny Hill Festival në Prishtinë, duke performuar para mijëra fansave.

Me pasionin, energjinë dhe ambicien që po tregon në këtë moshë, Lionella Jakaj është një emër që ia vlen të mbahet mend. Ndoshta sot është vetëm në fillimet e saj, por e ardhmja mund ta çojë shumë më lart në skenën muzikore. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play