menu Home chevron_right
Music

“Lira” – një dedikim për 30-vjetorin e martesës vjen nga artisti Naser Berisha

Admin | March 27, 2026
“Lira” – një dedikim për 30-vjetorin e martesës vjen nga artisti Naser Berisha

Kantautori i mirënjohur, Naser Berisha, ka publikuar gjatë ditës së mërkurë projektin e tij më të ri me titull “Lira”, një dedikim i ndjerë dhe tejet personal për bashkëshorten e tij, Lirijen, me rastin e 30-vjetorit të martesës së tyre.

Ajo që e bën këtë projekt unik është fakti se protagonistja kryesore në videoklip është vetë bashkëshortja e tij, Lirija. Prania e saj në ekran i jep këngës një dimension tjetër vërtetësie, duke i lejuar publikut të shohë nga afër portretin e gruas që ishte muza dhe forca e Naserit në tri dekadat e fundit.

Nga ana muzikale, kënga është ndërtuar me mjeshtëri për të përcjellë peshën e tekstit. Ajo nis me një strofë të qetë dhe meditative, që e fton dëgjuesin të koncentrohet në çdo fjalë të historisë që nisi në dhjetorin e vitit 1994.

– YouTube youtu.be

Por, sapo arrin te refreni, kënga “shpërthen” në një baladë epike, ku zëri karakteristik dhe plot emocion i Naserit dominon skenën, duke i dhënë shpirt çdo rreshti.

Përmes vargjeve, Naseri shpalos një rrugëtim të mbushur me sakrifica dhe triumfe. Kënga prek momente delikate, siç janë sfidat shëndetësore që artisti kaloi, duke e cilësuar Lirijen si “eliksirin e jetës” dhe prehrin ku gjeti gjithmonë qetësi.

“Kur sëmundja më godiste rëndë e shumë vështirë, gjeja prehrin tënd kokën për ta shtrirë”, janë fjalët që dëshmojnë peshën e kësaj lidhjeje. Sot, të rrethuar nga dashuria e fëmijëve të tyre, Naseri dhe Lirija vijnë në këtë videoklip si dëshmi e gjallë se dashuria e vërtetë jo vetëm që mbijeton, por forcohet me kalimin e viteve.

“Lira” është një falënderim publik për gruan e jetës, e shkrirë në një melodi që vetëm Naser Berisha di ta interpretojë me aq fuqi dhe ndjenjë. Ne ju ftojmë ta dëgjoni këtë himm dashurie në linkun më poshtë! /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play