menu Home chevron_right
Music

Martin Garrix elektrizon natën e tretë të Sunny Hill Festival me hitet e tij më të mëdha

Admin | August 3, 2026
Martin Garrix elektrizon natën e tretë të Sunny Hill Festival me hitet e tij më të mëdha

Nata e tretë e Sunny Hill Festival 2026 u mbyll me një atmosferë spektakolare, ku ylli holandez i muzikës elektronike Martin Garrix ishte kryesuesi i mbrëmjes.

DJ dhe producenti, një nga emrat më të njohur të skenës globale EDM, solli në Prishtinë një performancë energjike që mbajti mijëra pjesëmarrës të angazhuar nga fillimi deri në fund.

Gjatë setit të tij, Garrix interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës, mes tyre edhe “Animals”, kënga që e bëri të famshëm në mbarë botën dhe që vazhdon të mbetet një nga himnet më të njohura të muzikës elektronike, shkruan DailyMail.

Publiku reagoi me entuziazëm, duke e shoqëruar performancën me këngë, duartrokitje dhe efekte vizuale që shoqëruan spektaklin.

Artisti nuk la pa interpretuar as bashkëpunimet e tij të suksesshme me këngëtare me famë botërore.

@sunnyhill_festival The final chapter belongs to Garrix 💥🫀 @Martin Garrix #MartinGarrix #SunnyHillFestival #FYP ♬ original sound – Sunny Hill Festival

Në repertor u përfshinë edhe “In the Name of Love”, në bashkëpunim me Bebe Rexha, si dhe “Scared to Be Lonely”, bashkëpunimi i tij me Dua Lipën, dy prej këngëve më të njohura të diskografisë së tij.

Performanca e Martin Garrix ishte kulmi i natës së tretë të festivalit, duke konfirmuar edhe një herë Sunny Hill si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

Edicioni i sivjetmë ka sjellë në Prishtinë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, duke e kthyer kryeqytetin në qendër të muzikës dhe argëtimit gjatë fundjavës.

Me një skenografi moderne, efekte të fuqishme vizuale dhe një repertor të mbushur me hite globale, Martin Garrix dhuroi një nga performancat më të spikatura të këtij edicioni të Sunny Hill Festival. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play