menu Home chevron_right
Music

Martin Garrix hap koncertin në shqip: “Mirëmbrëma Prishtina”, publiku shpërthen në brohorima

Admin | August 3, 2026
Martin Garrix hap koncertin në shqip: “Mirëmbrëma Prishtina”, publiku shpërthen në brohorima

Martin Garrix e nisi performancën e tij në natën e tretë të Sunny Hill Festival me një përshëndetje në shqip, duke fituar menjëherë zemrat e publikut në Prishtinë.

“Mirëmbrëma Prishtina”, ishin fjalët e para të DJ-së dhe producentit holandez sapo u ngjit në skenën kryesore, një moment që u prit me brohorima dhe duartrokitje nga mijëra të pranishmit.

Gjatë gjithë performancës së tij, Garrix nuk reshti së përmenduri Prishtinën, duke komunikuar vazhdimisht me publikun dhe duke e mbajtur atmosferën në kulm.

Thirrjet e tij për qytetin shoqëroheshin çdo herë me reagime të fuqishme nga turma, e cila këndoi dhe vallëzoi përgjatë gjithë koncertit.

Ylli i muzikës elektronike solli një spektakël të kompletuar me efekte vizuale, ndriçim mbresëlënës dhe disa nga hitet e tij më të njohura, përfshirë “Animals”, “In the Name of Love” me Bebe Rexhën dhe “Scared to Be Lonely” me Dua Lipën.

Me energjinë e tij në skenë dhe lidhjen e krijuar me publikun, Martin Garrix dhuroi një nga performancat më të fuqishme të këtij edicioni të Sunny Hill Festival, duke e kthyer natën e tretë në një festë të madhe për mijëra adhurues të muzikës elektronike. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play