menu Home chevron_right
Music

Martin Garrix rikthehet për herë të dytë në festivalin “Sunny Hill”, DJ holandez do të performojë këtë verë në natën elektronike

Admin | June 12, 2026
Martin Garrix rikthehet për herë të dytë në festivalin “Sunny Hill”, DJ holandez do të performojë këtë verë në natën elektronike

Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike në botë, Martin Garrix, do të rikthehet në skenën e “Sunny Hill Festival” për edicionin e vitit 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes rrjeteve sociale, ku kanë konfirmuar se DJ-i dhe producenti holandez do të jetë pjesë e ngjarjes së madhe muzikore që mbahet në Prishtinë.

“Disa ribashkime janë thjesht të destinuara të ndodhin. Martin Garrix rikthehet në skenën e Sunny Hill. Edhe një herë. Edhe një natë e paharrueshme. Prishtinë, a jeni gati?”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Për Garrix, kjo nuk do të jetë hera e parë në “Sunny Hill Festival”. Ai ishte një nga artistët kryesorë që performoi në edicionin e parë të festivalit në vitin 2018, duke dhuruar një atmosferë elektrizuese për mijëra adhurues të muzikës elektronike.

Rikthimi i tij pas tetë vitesh pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të edicionit të ardhshëm, duke marrë parasysh popullaritetin që artisti vazhdon të gëzojë në mbarë botën.

Martin Garrix konsiderohet si një prej DJ-ve dhe producentëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij. Ai ka sjellë hite globale si “Animals”, “High on Life”, “Tremor”, “Ocean” dhe shumë projekte të tjera që kanë dominuar skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.

Artisti holandez ka një lidhje të veçantë edhe me yjet shqiptare të muzikës. Ai ka bashkëpunuar me Dua Lipën në hitin botëror “Scared To Be Lonely”, këngë e cila numëron qindra miliona dëgjime në platformat muzikore dhe mbetet një nga projektet më të suksesshme të të dy artistëve.

– YouTube youtu.be

Po ashtu, Garrix ka realizuar edhe bashkëpunimin “In The Name Of Love” me Bebe Rexhën, një tjetër hit ndërkombëtar që shënoi sukses të madh në toplistat muzikore dhe e konsolidoi edhe më tej pozitën e tij në industrinë globale të muzikës.

– YouTube youtu.be

Me rikthimin e Martin Garrix në Prishtinë, organizatorët e “Sunny Hill Festival 2026” vazhdojnë të zbulojnë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, ndërsa pritshmëritë për edicionin e ardhshëm të festivalit janë tashmë shumë të larta. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play