menu Home chevron_right
Music

Muzikë, mirënjohje e nderime – Radio Dukagjini shënon përvjetorin me koncert artistik: 24 vite me zanin që ju ndjek

| September 25, 2023
Muzikë, mirënjohje e nderime – Radio Dukagjini shënon përvjetorin me koncert artistik: 24 vite me zanin që ju ndjek

Të hënën, radioja më e madhe në vend – Radio Dukagjini, ka festuar 24-vjetorin e themelimit të saj.

Ndryshe nga përvjetorët tjera, këtë vit kjo datë e rëndësishme u shënua me një mbrëmje të veçantë, e cila duket të jetë një nismë që vlerëson bashkëpunëtorët e kësaj radio ndër vite.

Telegrafi, si një nga mediumet bashkëpunuese të RTV Dukagjinit, u gjend pranë AMC Hall ku edhe po zhvillohej gala-mbrëmja solemne.

Ekipi i RTV Dukagjinit në mbrëmjen gala të 24-vjetorit të themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

Duke takuar shumë prej figurave publike që ishin pjesë e mbrëmjes, drejtoresha e programacionit, Edita Doli, tha dy fjalë para se eventi të fillonte me plot befasi për publikun.

“Kjo është hera e parë që kemi vendosur që të organizojmë koncert të veçantë për bashkëpunëtorët tonë, e që ata janë të shumtë. Andaj edhe e kemi përgjegjësinë e madhe që ata të kalojnë mirë, mbi të gjitha me një shije të veçantë për artistët që do të performojnë sonte këtu, disa prej të cilëve kanë ardhur edhe nga Vjena. Për ma shumë do t’i shohim brenda”, tha Edita Doli për Telegrafin.

Edita Doli (Foto: Radio Dukagjini)

Emocione të veçanta pati edhe prezantuesja e programit të mbrëmjes, Donika Hyseni, e cila pa dashur të zbulonte shumë, tregoi në pika të shkurtra çfarë kishte përgatitur Radio Dukagjini në këtë përvjetor.

“Po e festojmë 24-vjetorin e themelimit edhe mos të harrojmë që jemi tash prej vitit 2001, radio më e dëgjuar në Kosovë. Janë artistë të cilëve do iu dhurojmë mirënjohje për punën e mrekullueshme, veprat e të cilëve janë transmetuar vazhdimisht nëpërmjet valëve të Radio Dukagjinit. Do të ketë mirënjohje jo vetëm për artistët të cilët janë, por edhe ata të cilët nuk janë në mesin tonë, por veprat e tyre do të jetojnë përgjithmonë. Ka shumë pika, shumë surpriza dhe unë po i ftoj të gjithë ata që po e ndjekin këtë material, që të vazhdojnë ta dëgjojnë Radio Dukagjinin sepse gjithmonë kemi me sjell surpriza dhe gjëra të reja për audiencën”, tha Donika për Telegrafin.

Donika Hyseni (Foto: Radio Dukagjini)

E aktorja Kaltrinë Zeneli e cila punon në këtë medium tash e më pak se një vit, pati fjalët më të mira për atmosferën e mirë që mbizotëron gjatë orarit të punës në RTV Dukagjini.

“Kam filluar pa e ditur që kam me nis me e dashtë kaq shumë dhe që do të bëhet një pjesë e rëndësishme e imja. Ka qenë shumë e lehtë rruga me ardhë deri këtu dhe të adaptohem falë kolegëve që më kanë pritur tepër mirë dhe asnjëherë nuk vërehet kush është më herët e kush më vonë – krejt kjo falë kolegëve që kanë ditur të më presin dhe puna pastaj normal që nuk është aq e vështirë. Edhe ndoshta pjesa ma e mirë është kur njerëzit thërrasin dhe menjëherë ke ‘feedback’ prej tyre dhe e sheh që po vlerësohet puna jote dhe mandej dashuria shkon vetëm duke u rritur për këtë punë”, tha Kaltrinë Zeneli për Telegrafin.

Aktorja Kaltrinë Zeneli në koncertin e 24-vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Muzikë dhe vlerësime për artistët bashkëpunëtorë

Mbrëmja e 24-vjetorit të Radio Dukagjinit pati një program të zgjedhur muzikor me emrat më në zë të muzikës qytetare, asaj solistike dhe moderne.

Për Telegrafin, i pari i performancës hapëse të mbrëmjes, Memli Kelmendi në cilësinë e drejtuesit të Korit Siparantum, tha për Telegrafin se ishte një nder i veçantë për të dhe gjithë ekipin që të bënin këtë hapje të madhe.

“Kënaqësi që me korin e sukseseve Siparantum, e bëjmë hapjen e 24 vjetorit të Radio Dukagjinit. Për neve është një kënaqësi e veçantë. Unë me valët e Radio Dukagjinit jam rrit dhe pikërisht Radio Dukagjini është ai që ma ka shtyrë dhe më ka përkrahur në rrugëtimin tim artistik, ka qenë ‘Bota jonë, gëzimi ynë’ emisioni i fëmijëve. Menjëherë pas luftës ka qenë diçka e jashtëzakonshme dhe në ato momente kur më kujtohet kur nuk kishim rrymë me nga tetë orë në ditë, fokusi ishte mbi Radio Dukagjinin. Janë emocione të papërshkrueshme edhe pas 24 viteve”, tha Memli për Telegrafin.

Kori Siparantum i shpërblyer me mirënjohje në 24-vjetorin e Radio Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Loreta Kaçka – Lori, e riktheu mallin e saj duke kënduar një prej këngëve më të pëlqyera të saj në karrierë, “Amerika”.

Kjo këngë e risjell pas ka shumë vitesh live në skenë, bëri që Lori të ishte pa dyshim një nga yjet më shkëlqyes të këtij koncerti.

“Është emocion i veçantë, një ndër arsyet që kam për të performuar live me një orkestër të madhe. Por së pari dua të falënderoj Radio Televisionin Dukagjini, t’iu uroj këtë jubile, e çmoj jashtë mase përkrahjen që na ka bërë ne artistëve ndër vite, mua sidomos. Uroj që të vazhdoj gjithmonë me projektet që ka pasur ‘On Top’ dhe uroj që të ketë sa më shumë njerëz dhe publik që ta përcjellin qysh e kanë përcjellë ndër vite domethënë”, tha ajo kur u pyet për performancën e saj në këtë koncert.

Lori duke interpretuar në koncertin e 24-vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Ndërsa, këngëtari i zhanrit popullore, Afrim Muqiqi, tha se e pranoi me kënaqësi ftesën që në fillim, pasi RTV Dukagjini ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të.

“Qysh në fillim ftesën e parë e kam pranuar me kënaqësi për arsye se është një bashkëpunim jo i paktë. Më kujtohen fillimet e Radio Dukagjinit ku kam qenë shumë herë mysafir në lidhje direkte, mandej bashkëpunimi ka qenë i jashtëzakonshëm edhe me kalimin në televizion. Edhe mendoj se është një medium që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën, për sportin, për politikën, për ekonominë tonë, për të gjitha. Edhe mendoj që është kurorëzimi gjithë këtyre viteve dhe është shumë kënaqësi të jesh në mesin e këtyre mysafirëve dhe të performosh live. Ka bërë një mrekulli të jashtëzakonshme”, tha Muqiqi për Telegrafin.

Afrim Muqiqi duke interpretuar në koncertin e 24-vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

E këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, e rikthyer para pak kohësh nga Zelanda e Re në Kosovë, ishte gjithashtu mjaft e emocionu8ar.

Teksa interpretoi një prej baladave më të famshëm në karrierën e saj, “Edhe për mu do të ketë një zemër”, Vesa tha për Telegrafin se ka pasur një konsideratë të veçantë për Radio Dukagjinin në gjithë këto vite, si mbështetës të mëdhenj për të që në fillimet e karrierës.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, Dukagjini ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në karrierën time muzikore, për të cilën kam qenë gjithmonë falënderuese. Kam qejf të mos i harroj dhe mundohem të mos i harroj asnjëherë njerëzit që mi kanë dhënë hapat e parë të karrierës, e një ndër ta ka qenë edhe Dukagjini. Kështu që unë sonte, po mundohem sado pak me anë të një këngës time shumë të dashur, që t’ua kthej gjithë suportin që kam pasur nga Radio Dukagjini gjithë këto vite”, tha Vesa luma për Telegrafin.

Vesa Luma duke interpretuar në koncertin e 24-vjetorit të themelimit të Radio Dukagjinit (Foto: Radio Dukagjini)

Në mesin e shumë mirënjohjeve, Radio Dukagjini ndau një të tillë edhe për portalin Telegrafi, në shenjë bashkëpunimi të shquar ndërmedial. /Telegrafi/

Drejtori i portali Telegrafi, duke pranuar mirënjohjen e Radio Dukagjinit në 24-vjetorin e themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

 

Nipi i artistit Ismet Peja, pranon mirënjohjen post-mortum të Radio Dukagjinit në 24-vjetorin e themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

 

Rona Nishliu duke pranuar mirënjohjen e Radio Dukagjinit në 24-vjetorin e themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

 

Shkelzen Doli duke pranuar mirënjohjen e Radio Dukagjinit në 24-vjetorin e themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

 

Shpat Deda duke pranuar mirënjohjen e Radio Dukagjinit në 24-vjetorin e themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

 

Dafina Zeqiri duke pranuar mirënjohjen ‘Artistja e vitit’ nga Radio Dukagjini në 24-vjetorin e themelimit (Foto: Radio Dukagjini)

The post Muzikë, mirënjohje e nderime – Radio Dukagjini shënon përvjetorin me koncert artistik: 24 vite me zanin që ju ndjek appeared first on Telegrafi.

Written by

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply






  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play