menu Home chevron_right
Music

“Nuk e di se ku do të shkoj tani”, Bebe Rexha publikon videon kur qante me dënesë ditën që ish-shtëpia e saj diskografike hoqi dorë nga ajo – por një vit më vonë ka një hit në krye të Billboard

Admin | May 5, 2026
“Nuk e di se ku do të shkoj tani”, Bebe Rexha publikon videon kur qante me dënesë ditën që ish-shtëpia e saj diskografike hoqi dorë nga ajo – por një vit më vonë ka një hit në krye të Billboard

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka bërë një postim të fortë emocional në Facebook dhe Instagram, duke rikthyer në vëmendje një nga momentet më të vështira të karrierës së saj dhe duke e krahasuar atë me suksesin që po shijon sot si artiste e pavarur.

Në postimin e fundit, Bebe ka ndarë një video të regjistruar më 1 janar 2025, ditën kur – sipas saj – ish-shtëpia diskografike Warner Music i kishte shkëputur kontratën pas 12 vitesh bashkëpunimi.

Në pamjet e asaj dite, këngëtarja shfaqet e thyer emocionalisht, duke qarë dhe duke thënë, ndër të tjera: “Nuk e di ku do të shkoj tani. Ndoshta kjo video s’do ta shohë kurrë dritën, por unë po e xhiroj”.

Megjithatë, postimi nuk mbeti vetëm te ai moment i vështirë. Në pjesën e dytë, Rexha publikoi një fotografi nga top-lista aktuale e Billboard, ku kënga e saj më e re “New Religion” (bashkëpunim me Faithless) është renditur në vendin e parë në Billboard Dance/Airplay dhe US Dance Radio – një sukses që, sipas saj, ka ardhur në një periudhë kur po punon me kushtet e veta.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në të njëjtin postim, Bebe ka përfshirë edhe një imazh ku shihet duke ngritur dy gishtat e mesit, një thumb i drejtpërdrejtë ndaj atyre që – sipas interpretimit të ndjekësve – nuk besuan tek ajo gjatë rrugëtimit të saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“‘New Religion’ është #1 në Billboard Dance/Airplay dhe në US Dance Radio! Së pari dua t’u them fansave: kjo nuk është vetëm fitorja ime – është fitorja jonë. Kjo do të thotë më shumë për mua se çdo çmim tjetër që kam marrë ndonjëherë, sepse po e bëj këtë sipas kushteve të mia. Të bëhesha e pavarur ishte shumë e frikshme; sinqerisht mendova se gjithçka kishte mbaruar për mua. E di që mund të tingëllojë dramatike, por 7 vitet e fundit ishin betejë dhe unë po vuaja në heshtje. Por tani jam e lirë dhe jam e rrethuar me njerëz që më festojnë dhe më ngrejnë lart. Faleminderit Empire që je shtylla ime. Kjo ndihet si një rilindje – dhe gjëja më e fortë është se sapo kemi nisur”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e postimit.

Postimi i saj ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe për faktin se, pavarësisht një periudhe të vështirë profesionale, ajo ka arritur të rikthehet fuqishëm në skenë – këtë herë, sipas saj, me më shumë kontroll mbi vendimet dhe rrugën muzikore. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play