menu Home chevron_right
Music

Pas largimit të “Mora Fjalë” nga YouTube, vjen reagimi i autorit: Përdorimi pa leje është i paautorizuar

Admin | September 23, 2026
Pas largimit të “Mora Fjalë” nga YouTube, vjen reagimi i autorit: Përdorimi pa leje është i paautorizuar

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për verzionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi.

Është ky i fundit, që përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KosovaPress se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar. “Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar”, tha “NewWay Consulting”.

Më tej në një deklaratë me shkrim zyra ligjore ceku se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, ata duhet t ë marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi. “Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore.

Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur. Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen”, përfunduan NewWay Consulting.

KosovaPress ka kontaktuar dhe me këngëtaren Shkurte Fejza, e cila e ka bërë të njohur këtë këngë, por nuk ka marr ndonjë përgjigje.

Ndërsa është duke provuar ta kontaktojë edhe Qazim Bekën, këngëtarin që i pari e këndoi atë që do të shndërrohej në këngën më frymëzuese në shqiptari, fillimisht me titullin “Çohu Adem”. /KP/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play