menu Home chevron_right
Music

Portretet e nënave shqiptare që me mallëngjim presin bijtë e tyre të kthehen nga mërgimi – performanca e Alis prek audiencën e Eurovisionit

Admin | May 14, 2026
Portretet e nënave shqiptare që me mallëngjim presin bijtë e tyre të kthehen nga mërgimi – performanca e Alis prek audiencën e Eurovisionit

Performanca e Alisit me baladën “Nan” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026 u ndërtua si një rrëfim i fuqishëm dhe drithërues, që synonte të prekte emocionalisht publikun evropian me një temë thellësisht shqiptare: dhimbjen e nënave që presin fëmijët nga mërgimi.

Siç shihet edhe në foton e publikuar, skena u dominua nga një atmosferë e errët, solemne, ku në sfond – në ekranin gjigant – u shfaqën imazhe të grave/nënave shqiptare, të renditura si një “portret kolektiv” i pritjes dhe mallëngjimit.

Ato shfaqen me veshje të ndryshme, nga veshje të përditshme deri te elemente tradicionale, duke e bërë mesazhin edhe më universal: nuk është vetëm një histori personale, por një realitet që ka prekur mijëra familje në Shqipëri dhe Kosovë.

– YouTube youtu.be

Në plan të parë, Alis u paraqit në qendër të skenës, me ndriçim të fokusuar dhe mjegull/tymnajë skenike rreth tij, duke e theksuar edhe më shumë ndjesinë e vetmisë dhe boshllëkut që sjell ndarja.

E gjithë performanca dukej e kuruar për të krijuar kontrast mes madhësisë së skenës dhe intimitetit të mesazhit, një këngë që flet butë, por godet fort.

Pas transmetimit live, performanca e Shqipërisë është publikuar tashmë gjerësisht në rrjetet sociale, përfshirë edhe YouTube, ku komentet e para deri më tani kanë qenë kryesisht pozitive, me shumë ndjekës që e kanë veçuar emocionin dhe idenë skenike si një nga elementet më të dallueshme të natës. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play