menu Home chevron_right
Music

Producenti 20 vjeçar nga Prishtina, Blanco prek top listat britanike dhe evropiane

Admin | June 14, 2026
Producenti 20 vjeçar nga Prishtina, Blanco prek top listat britanike dhe evropiane

Enes Abazi, i njohur profesionalisht si Blanco, është producenti 20-vjeçar nga Prishtina i cili po korr suksese të jashtëzakonshme në industrinë ndërkombëtare të muzikës hip-hop dhe drill.

Duke krijuar “beats” që nga mosha 13-vjeçare, Blanco ka arritur të bashkëpunojë me disa prej emrave më të mëdhenj të skenës botërore.

Së fundmi, bashkëpunimi i tij me reperin e njohur britanik Russ Millions (autorin e hitit gjeneracional “Body”) në projektin “News Update” arriti të renditet në vendin e #1 në Top Listën e Hip-Hop/Rap në Angli.

Ndërsa projekti tjetër, “Dam Square”, preku vendin e #33 në Top Listën Holandeze. Albumi ku përfshihet ky projekt u nominua si “Albumi Evropian i Vitit 2025” nga organizata polake Popkillery.

Blanco ka lënë gjurmë të rëndësishme në platformat më të mëdha të freestyle-it në Britani si “Pen Game” dhe “Plugged In” me Fumez The Engineer, duke punuar me artistë si 67, Taze dhe Chinx OS.

Muzika e tij ka depërtuar edhe në SHBA, duke u transmetuar në radiot më të mëdha amerikane si Hot97, OnTheRadar Radio dhe Power 105.1 FM përmes bashkëpunimeve me Yellow Tape & Lord JU.

Aktualisht, producenti nga Prishtina ka përfunduar një projekt ende të palansuar me reperin legjendar britanik Young Adz (D-Block Europe), si dhe është në bisedime për projekte të reja me grupin punues të yllit amerikan NBA Youngboy.“

Këto arritje janë vetëm fillimi, por dëshiroj t’i ndaj për të frymëzuar të rinjtë tanë dhe për të treguar se si shqiptarë po arrijmë suksese të dukshme në kuadrin ndërkombëtar që në moshë të re”, thotë Blanco. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play