menu Home chevron_right
Music

Protestat në Tiranë, Marin shtyn publikimin e projektit të ri

Admin | October 15, 2026
Protestat në Tiranë, Marin shtyn publikimin e projektit të ri

Reperi Marin ka marrë vendimin për të shtyrë publikimin e projektit të tretë nga albumi i tij “Talk of the town”, pas zhvillimeve të fundit dhe protestave në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka shpjeguar se situata aktuale e ka shtyrë atë dhe ekipin e tij të rishikojnë datën e publikimit.

Marin ka treguar se për realizimin e projektit është punuar me përkushtim të madh, së bashku me bashkëpunëtorin Rzon dhe pjesën tjetër të ekipit.

Foto: Instagram

Megjithatë, ai ka theksuar se në rrethanat e krijuara nuk do të ishte e drejtë që gjithçka të vazhdonte sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Për këtë arsye, publikimi i këngës do të shtyhet për të paktën dy deri në tri ditë, teksa artisti ka zgjedhur të shprehë edhe solidaritetin e tij me qytetarët në këtë periudhë.

Në mesazhin e ndarë me ndjekësit, reperi ka theksuar se lidhja e tij me publikun dhe vendin mbetet mbi çdo projekt muzikor, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Këtu ku jemi, jemi prej jush! Prandaj, gjithmonë jemi me ju”.

Vendimi i Marinit vjen në një moment kur zhvillimet në Tiranë, gjegjësisht protestat, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play