menu Home chevron_right
Music

Rama i përgjigjet kritikave për koncertin e Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje globale

Admin | July 12, 2026
Rama i përgjigjet kritikave për koncertin e Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje globale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta që shoqëruan koncertin e Kanye West të zhvilluar mbrëmjen e kaluar (e shtunë) në Tiranë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama u është përgjigjur kundërshtimeve ndaj organizimit të koncertit, duke thënë se Shqipëria nuk zhvilloi thjesht një shfaqje muzikore, por një ngjarje me jehonë ndërkombëtare.

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, e cila falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit u bë lajm në çdo cep të botës”, u shpreh Rama.

Foto: Facebook

Kryeministri kritikoi ata që e kundërshtuan koncertin duke e lidhur me problemet sociale dhe ekonomike të vendit.

Sipas tij, zhvillimi i një vendi nuk duhet parë si një ndarje fikse parash, ku çdo investim për një aktivitet kulturor shihet si humbje për sektorë të tjerë.

“Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse, ku çdo euro që ndahet për një koncert i hiqet një pensionisti, një të sëmuri apo një nxënësi. Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe”, tha tutje.

Ai theksoi se evente të tilla mund të sjellin përfitime ekonomike për sektorë të ndryshëm, duke përmendur hotelet, restorantet, transportin, bizneset lokale dhe të ardhurat nga taksat.

Sipas Ramës, një koncert me përmasa ndërkombëtare nuk lë pas vetëm kujtime për publikun, por krijon edhe vlerë ekonomike dhe promovon imazhin e Shqipërisë në botë.

“Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë”, deklaroi kryeministri, duke mbrojtur organizimin e koncertit dhe ndikimin e tij në promovimin e vendit.

Reagimi i Ramës erdhi pas debatit publik në Shqipëri, ku një pjesë e qytetarëve dhe komentuesve kritikuan kostot e eventit, gjersa të tjerë e vlerësuan si një mundësi për të rritur vëmendjen ndërkombëtare ndaj Shqipërisë. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play