menu Home chevron_right
Music

Ramë Lahaj elektrizon Cyrihun, nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Admin | October 12, 2026
Ramë Lahaj elektrizon Cyrihun, nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka nisur turneun ndërkombëtarë, të quajtur “PASSION & ORIGIN”.

Si pikënisje për këtë rrugëtim të tij, Lahaj ka zgjedhur Cyrihun, duke dhuruar një mbrëmje të veçantë muzikore së bashku me orkestrën Arma.

Pak para nisjes, padyshim që emocionet e tij ishin të shumta, pasi, për performancën e jashtëzakonshme të tij të pranishëm do ishin mbi 1 mijë persona, në sallën e Kongresshaus/Tonhalle.

Kur gjithçka ishte gati dhe nisja u bë, publiku ishte ngritur në këmbë, duke kënduar bashkë me artistin këngët e njohura shqiptare “O vendi im” dhe “Luleborë”.

I shoqëruar nga orkestra Arma, tenori shqiptar interpretoi pjesë të përzgjedhura nga repertori ndërkombëtar i muzikës klasike dhe asaj të popullarizuar, duke u pritur me duartrokitje të gjata dhe admirim nga publiku, shkruan Telegrafi.

Tingujt e “O vendi im” dhe “Luleborë” ngritën në këmbë mbi 1 mijë të pranishmit, të cilët iu bashkuan Lahajt duke kënduar në kor.

Për shumë prej tyre, këto interpretime u shndërruan në momente të veçanta malli dhe lidhjeje me vendlindjen, duke dëshmuar fuqinë e muzikës për të bashkuar shqiptarët, pavarësisht distancës nga atdheu.

Pos Cyrihut, koncerti do të rrugëtojë edhe në qytete të tjera të Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Përmes këtij turneu, tenori synon jo vetëm të prezantojë artin e tij para publikut ndërkombëtar, por edhe të promovojë aktivitetin e Fondacionit Ramë Lahaj, një organizatë kulturore e themeluar prej tij.

Misioni i fondacionit është promovimi i muzikës klasike, zbulimi dhe edukimi i talenteve të reja në Kosovë dhe në trojet shqiptare, si dhe krijimi i urave lidhëse mes artistëve shqiptarë dhe skenave ndërkombëtare të operës.

Mbrëmja në Cyrih dëshmoi edhe një herë se muzika shqiptare, kur interpretohet nga artistë të nivelit ndërkombëtar, arrin të prekë publikun dhe të ruajë të gjallë lidhjen emocionale me rrënjët dhe identitetin kombëtar.

Telegrafi Disapora së shpejti do sjell edhe në mënyrë vizuele përcjelljen e këtij koncerti./Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play