Rita Ora paralajmëron këngën e re “Drinkin’” këtë të premte me Joel Corry
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë ka performuar në festivalin “Ibiza Rocks”.
Ajo performoi në krah të DJ-it të njohur, Joel Corry, me të cilin edhe ka realizuar një bashkëpunim të ri, të cilin do ta publikojë të premten.
Këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një videoje të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqnin pjesë nga klipi dhe kënga e re “Drinkin’”.
“Drinkin’”, kënga jonë e re me Marc Kinchen është e disponueshme gjithkund këtë premte. Ta performoja për herë të parë atë javën e kaluar ishte kaq argëtuese, duke gumëzhitur për ju të gjithë që ta doni atë”, ka shkruar Rita në Instagram.
Ky bashkëpunim vjen një muaj pasi artistja e lindur në Prishtinë publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, “You & I”.
Foto: Rita Ora/Instagram
Albumi i ri i Ritës është pritur mirë nga audienca botërore dhe e ka ngjitur lart atë në top listat ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/
Foto: Rita Ora/Instagram
The post Rita Ora paralajmëron këngën e re “Drinkin’” këtë të premte me Joel Corry appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.