menu Home chevron_right
Music

Shakira dhe artistë të tjerë zbulojnë se çfarë e bën të paharrueshme një këngë të Kampionatit Botëror

Admin | June 11, 2026
Shakira dhe artistë të tjerë zbulojnë se çfarë e bën të paharrueshme një këngë të Kampionatit Botëror

Përpara Kupës së Botës 2026, disa artistë që punuan në këngët e FIFA-s folën rreth asaj se si duhet të jetë një himn që të mbahet mend nga tifozët anembanë botës.

Përpara Kupës së Botës 2026, Associated Press foli me Shakira-n, J Balvin-in, Nora Fatehi-n dhe Wyclef Jean, muzikantët e lidhur me këngët aktuale dhe të kaluara të Kupës së Botës FIFA.

Shakira, e cila me Burna Boy është krijuesja e himnit zyrtar të turneut “Dai Dai”, kujtoi hitin e saj të mëparshëm “Waka Waka (Këtë herë për Afrikën)” me grupin Freshlyground për kampionatin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.

Duke folur për atë që e bën një këngë të tillë të suksesshme, Shakira tha se futbolli lidh kultura dhe njerëz të ndryshëm, kështu që kënga duhet të përcjellë emocionet dhe pasionin e tyre.

“Përgjegjësia e madhe e krijimit të një kënge për Kupën e Botës është se duhet të krijosh një këngë që përfaqëson ndjenjat, emocionet dhe pasionin e njerëzve”, deklaroi ajo.

– YouTube www.youtube.com

Sipas saj, një numër i tillë duhet të jetë global, ritmik dhe mjaftueshëm i fortë sa ta bëjë audiencën të kërcejë dhe të këndojë së bashku.

J Balvin, i cili luan në këngën zyrtare të Coca-Cola-s për Kupën e Botës FIFA 2026, një version i ri i hitit “Jump”, beson se çdo këngë duhet të tërheqë menjëherë vëmendjen e dëgjuesve. Kur bëhet fjalë për himnin e Kupës së Botës, ai tha se ai duhet të ndjekë intensitetin e një ndeshjeje futbolli, me të gjitha uljet dhe ngritjet e emocioneve që ndodhin gjatë një ndeshjeje.

Nora Fatehi, një këngëtare dhe kompozitore kanadeze-marokene e cila është në albumin zyrtar të kampionatit me këngën “Siir, Siir”, tha se një këngë e tillë duhet të ketë një ritëm të fortë dhe një ndjenjë fituese.

Wyclef Jean, një nga autorët e këngës “Dar um Jeito (Do të gjejmë një rrugë)” për Kupën e Botës 2014 në Brazil, theksoi se refreni dhe melodia duhet ta elektrizojnë stadiumin, por edhe të mbartin një mesazh uniteti dhe shprese. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play