menu Home chevron_right
Music

Shakira dhe Burna Boy publikojnë himnin zyrtar të FIFA World Cup 2026

Admin | May 15, 2026
Shakira dhe Burna Boy publikojnë himnin zyrtar të FIFA World Cup 2026

FIFA ka prezantuar zyrtarisht himnin e FIFA World Cup 2026.

Kënga titullohet Dai Dai dhe vjen si bashkëpunim mes yllit kolumbian Shakira dhe artistit nigerian Burna Boy.

Sipas FIFA-s, kënga bashkon energjinë globale të dy artistëve në një festë muzikore që simbolizon futbollin, kulturën dhe unitetin.

Titulli “Dai Dai” është një shprehje italiane që përdoret si thirrje motivuese dhe mund të përkthehet si “Hajde” ose “Le të shkojmë”.

Refreni shumëgjuhësh i këngës përfshin fraza në disa gjuhë të ndryshme dhe synon të pasqyrojë frymën ndërkombëtare të Kupës së Botës.

Në tekst përmenden edhe emra legjendarë të futbollit si Pele, Diego Maradona, Paolo Maldini, Romario, Cristiano Ronaldo, David Beckham, Kaka, Kylian Mbappe, Andres Iniesta, Lionel Messi dhe Mohamed Salah.

Në fillim të muajit maj, Shakira kishte paralajmëruar publikimin e këngës përmes një videoje të shkurtër të ndarë në rrjetet sociale nga Maracanã Stadium.

FIFA bëri të ditur gjithashtu se të ardhurat nga të drejtat e autorit të këngës do të shkojnë për Fondin Global të Edukimit Qytetar të FIFA-s.

Kjo është hera e dytë që Shakira realizon himnin zyrtar të Kupës së Botës, pas suksesit global të Waka Waka (This Time for Africa) në vitin 2010.

Ndërkohë, FIFA ka konfirmuar se finalja e turneut, që do të zhvillohet më 19 korrik në New Jersey, do të shoqërohet me një spektakël muzikor në pushimin mes pjesëve, ku pritet të performojnë Madonna, Shakira dhe BTS.

2026 FIFA World Cup do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play