Soni Malaj dhe Albatrit Muqiqi paralajmërojnë bashkëpunimin e ri
Artistët shqiptar po vazhdojnë punën edhe gjatë kësaj periudhe të vitit dhe një bashkëpunim i ri është drejt finalizimit.
Bëhet fjalë për artisten nga Shqipëria, Soni Malaj dhe këngëtarin Albatrit Muqiqi.
Në disa postime të ndryshme në llogarit përkatëse në Instagram, dyshja kanë zbuluar se po punojnë për një duet të ri.
Foto: Screenshot/Instagram
Sipas publikimeve në rrjetet sociale, kënga e re e tyre do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Së shpejti”, kanë shkruar të dy në postime teksa kanë ndarë pamje nga xhirimet e klipit.
Theksojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë dhe mbetet të shihet se çka kanë përgatitur ata.
Kujtojmë që kënga e fundit e Sonit është bashkëpunimi me Orgito Dapa “A po t’mungoj”, ndërsa ai i Albatritit është “Edhe pak”. /Telegrafi/
The post Soni Malaj dhe Albatrit Muqiqi paralajmërojnë bashkëpunimin e ri appeared first on Telegrafi.
Comments
This post currently has no comments.