menu Home chevron_right
Music

Sot nis “Hardh Fest” – tri ditë verë e rrush në vreshtat e Rahovecit, me Modern Talking për herë të parë në Kosovë

Admin | September 4, 2026
Sot nis “Hardh Fest” – tri ditë verë e rrush në vreshtat e Rahovecit, me Modern Talking për herë të parë në Kosovë

Kjo fundjavë është e rezervuar për “Hardh Fest”, festivalin e përvitshëm agro-kulturor që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës në Rahovec.

Festivali nis sot dhe gjatë tri ditëve, më 4, 5 dhe 6 shtator, qyteti i rrushit dhe verës do të jetë nikoqir i një programi të pasur me muzikë, aktivitete kulturore, traditë dhe argëtim.

Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni pritet të jetë performanca e grupit legjendar Modern Talking, i cili vjen për herë të parë në Kosovë për të dhuruar një spektakël për pjesëmarrësit e festivalit.

Përveç tyre, në skenën e “Hardh Fest” do të ngjiten edhe emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre Era Istrefi, Xhensila Myrtezaj, Tuna, Anxhela Peristeri, Vedat Ademi dhe Naser Berisha, duke sjellë zhanre dhe stile të ndryshme muzikore përgjatë tri netëve të festivalit.

Por “Hardh Fest” nuk është vetëm muzikë dhe koncert. Gjatë ditës, festivali do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme agro-kulturore, të lidhura ngushtë me traditën e vreshtarisë dhe kulturën e Rahovecit.

Nga aktivitetet në vreshta, prezantimi i traditës dhe produkteve vendore, e deri te sfidat dhe lojërat e ndryshme, vizitorët do të kenë mundësi të përjetojnë një program të larmishëm gjatë gjithë ditës.

Në fokus do të jetë edhe promovimi i trashëgimisë së Rahovecit, i njohur për traditën e gjatë në kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës. Kështu, “Hardh Fest” bashkon në një vend muzikën, kulturën, gastronominë, verën dhe atmosferën e veçantë të kësaj ane.

E kur të bie nata, festa zhvendoset në skenën e ndërtuar mes vreshtave të Rahovecit, ku muzika, dritat dhe atmosfera e festivalit do të marrin një tjetër dimension.

Me një program që nis gjatë ditës dhe vazhdon deri në orët e vona të natës, “Hardh Fest” pritet të sjellë tri ditë të mbushura me emocione, muzikë dhe përvoja të veçanta, duke e kthyer Rahovecin në një nga destinacionet kryesore për argëtim këtë fundjavë.

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play