menu Home chevron_right
Music

Sting thotë se nuk do t’ua lërë pasurinë milionëshe fëmijëve të tij: Duhet të punojnë vetë, i arsimova

Admin | May 6, 2026
Sting thotë se nuk do t’ua lërë pasurinë milionëshe fëmijëve të tij: Duhet të punojnë vetë, i arsimova

Këngëtari britanik Sting (Gordon Matthew Thomas Sumner) ka folur sërish hapur për mënyrën se si e sheh pasurinë dhe trashëgiminë, duke thënë se t’u lësh fëmijëve të tu paratë pa u munduar vetë “mund të jetë një lloj abuzimi”.

Në një intervistë të fundit për CBS Sunday Morning me Mark Phillips, Sting shpjegoi se, sipas tij, gjëja më e keqe që mund t’i bësh një fëmije është t’i thuash se nuk ka nevojë të punojë, shkruan The Independent.

“Mendoj se gjëja më e keqe që mund t’i bësh një fëmije është t’i thuash: ‘Nuk ke pse të punosh’. Mendoj se kjo është një formë abuzimi, të cilës shpresoj të mos i jem kurrë fajtor,” u shpreh ai.

Ai theksoi se nuk planifikon t’u krijojë fonde besimi (trust funds) gjashtë fëmijëve të tij, duke i quajtur ato si një barrë që mund t’u rëndojë në jetë, në vend se t’i ndihmojë. Sting tha se u ka bërë të qartë fëmijëve se ai po e shpenzon pasurinë e tij dhe se prioritet për të është t’u ofrojë arsimim dhe bazat e nevojshme, por jo një jetë pa përgjegjësi.

Sting me familjen e tij (Foto: Getty Images)

“Po i shpenzoj paratë tona. Po ju paguaj shkollimin. Keni këpucë në këmbë. Shkoni në punë,” është mesazhi që ai thotë se ua përsërit shpesh.

Sipas Sting, fëmijët duhet të “gjejnë rrugën e tyre” dhe të kenë mundësinë të ndërtojnë suksesin me meritën personale, pa u mbështetur në emrin apo pasurinë e prindit. Ai shtoi se nuk dëshiron t’ua “vjedhë” atë që e quan “aventura e jetës”: të fitosh vetë bukën dhe të krijosh pavarësi.

Sting ka gjashtë fëmijë: Joe (49), Fuschia (44), Mickey (42), Jake (40), Eliot (35) dhe Giacomo (30). Ai e ka trajtuar këtë temë edhe më herët, në intervista të ndryshme ndër vite, duke e mbajtur të njëjtën linjë: edukimi dhe mbështetja po, por jo pasuri e garantuar pa punë. /Telegrafi/

Written by Admin

Comments

This post currently has no comments.

Leave a Reply





  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play