menu Home chevron_right
Music

Tri net magjike në Prishtinë – Sunny Hill Festival përmbyll një edicion të paharrueshëm

Admin | August 3, 2026
Tri net magjike në Prishtinë – Sunny Hill Festival përmbyll një edicion të paharrueshëm

Pas tri netëve të paharrueshme, më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, u përmbyll edhe një tjetër edicion i suksesshëm i Sunny Hill Festival në Prishtinë.

Festivali solli një atmosferë të jashtëzakonshme, duke mbledhur mijëra vizitorë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës.

Tre netët e muzikës, energjisë dhe emocioneve u shoqëruan me performanca të artistëve të mëdhenj ndërkombëtarë, duke e kthyer kryeqytetin në qendrën e muzikës dhe argëtimit.

Nata e parë u ndez nga performanca e Katy Perry, ndërsa nata e dytë solli në skenë Lewis Capaldin dhe në natën e fundit pati një rikthim të shumëpritur të Martin Garrix.

Artistët dhuruan spektakël për publikun, duke krijuar momente që do të mbahen gjatë në kujtesë.

Me atmosferën unike, skenën madhështore dhe publikun e shumtë, Sunny Hill Festival edhe këtë vit dëshmoi se është një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon, duke lënë pas një edicion plot emocione dhe kujtime të veçanta.

Përveç muzikës dhe performancave të mëdha, festivali u shndërrua edhe në një pikë takimi për njerëz nga kultura të ndryshme, duke promovuar Prishtinën si një destinacion të rëndësishëm të skenës ndërkombëtare.

Me energjinë e publikut dhe momentet e krijuara gjatë këtyre tri netëve, Sunny Hill Festival la pas një tjetër kapitull të suksesshëm në historinë e tij. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play