menu Home chevron_right
Music

U refuzua nga fansja në skenë gjatë performancës eksplicite, reagon Usher: Mos u ngjit në skenë nëse nuk do të jesh aty

Admin | July 29, 2026
U refuzua nga fansja në skenë gjatë performancës eksplicite, reagon Usher: Mos u ngjit në skenë nëse nuk do të jesh aty

Usher ka reaguar me humor pas incidentit viral të ndodhur gjatë një prej koncerteve të tij, ku largoi nga skena një fanse që dukej e parehatshme gjatë performancës së tij.

Gjatë koncertit të mbajtur të martën në Protective Stadium në Birmingham të Alabamës, këngëtari vendosi t’u dërgonte një mesazh të qartë personave që fton në skenë për performancën e tij të njohur të këngës “Can U Handle It?”.

“Para se të fillojmë, mos e sillni veten këtu lart nëse nuk doni të jeni këtu”, tha fituesi i tetë çmimeve Grammy, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, shkruan Page Six.

– YouTube youtu.be

Ai shtoi me ironi: “Zoti nuk e do shëmtinë. Por as privilegjin që vjen vetëm nga pamja nuk e pëlqen shumë.”

Në ato momente, kamerat kapën edhe Chris Brown, i cili është bashkëkryesues i turneut R&B Tour, duke qeshur me deklaratën e kolegut të tij.

Më pas, Usher ftoi në skenë një fanse tjetër, e cila u përfshi plot entuziazëm në performancë dhe u bë pjesë e spektaklit, duke marrë duartrokitjet e publikut.

Deklaratat e Usherit erdhën vetëm tri ditë pasi ai largoi nga skena një fanse gjatë koncertit të mbajtur në Nashville, Tennessee.

Gjatë interpretimit, këngëtari 47-vjeçar tentoi të afrohej pranë saj, por ajo dukej e tensionuar dhe vazhdimisht largohej, duke mos iu përgjigjur atmosferës së performancës.

“Nuk besoj se ajo dëshiron të jetë në skenë, apo jo?”, iu drejtua ai publikut, përpara se t’i bënte me shenjë stafit që ta largonte nga skena.

Më vonë, fansja u identifikua si Gabrielle Cheyenne, e cila reagoi në rrjetet sociale duke iu përgjigjur kritikave që mori.

Ajo zbuloi se fillimisht kishte blerë bileta në zonën pranë skenës së bashku me nënën e saj, por stafi i koncertit i kishte zhvendosur në zonën VIP edhe para fillimit të shfaqjes.

Në një intervistë me balerinin e Chris Brown, Lance Savali, Cheyenne theksoi se nuk kishte asnjë problem me Usherin.

“Nuk kam asnjë ndjenjë negative ndaj tij. Thjesht ndodhi që dola në skenë”, tha ajo.

Megjithatë, ajo pranoi se reagimi i saj do të kishte qenë krejt ndryshe nëse në skenë do të ishte Chris Brown.

“Unë shkova në koncert kryesisht për Chris Brown, nuk kam asgjë kundër Usherit. Natyrisht që reagimi im do të kishte qenë ndryshe me Chris. Nuk do të isha dukur aq e ngrirë, siç po e paraqet interneti”, deklaroi ajo për TMZ.

Edhe Chris Brown është i njohur për ftesat që u bën fansave femra për t’iu bashkuar në skenë gjatë performancave të tij. Vitin e kaluar ai u bë viral pasi i dhuroi një vallëzim sensual Kayla Nicole, ish-partneres së yllit të NFL-së, Travis Kelce, gjatë një koncerti në Los Angeles. /Telegrafi/

Written by Admin




  • cover play_circle_filled

    01. Cyborgphunk
    Grover Crime, J PierceR

    file_download
  • cover play_circle_filled

    02. Glitch city
    R. Galvanize, Morris Play

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Neuralink
    Andy Mart, Terry Smith

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Chemical happyness
    Primal Beat, Kelsey Love

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    05. Brain control
    Grover Crime

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    01. Neural control
    Kenny Bass, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    02. Prefekt
    Kenny Bass, Paul Richards, R. Galvanize

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    03. Illenium
    Grover Crime, J PierceR

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    04. Distrion Alex Skrindo
    Black Ambrose, Dixxon, Morris Play, Paul Richards

    add_shopping_cart
  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 010
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 009
    Paula Richards

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 008
    R. Galvanize

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 007
    Kenny Bass

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 006
    J PierceR

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 005
    Gale Soldier

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 004
    Kelsey Love

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 003
    Rodney Waters

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 002
    Morris Play

  • cover play_circle_filled

    Live Podcast 001
    Baron Fury

play_arrow skip_previous skip_next volume_down
playlist_play